VONESA, HUMBJA APO DËMTIMI I BAGAZHEVE
Mund t’ju ndodhë që kur mbërrini në destinacion të konstatoni se bagazhi nuk ka mbërritur së bashku me ju, vonohet apo dhe është dëmtuar.
Si mund të ndihmoheni në këtë situatë?
Në mënyrë që të siguroni kthimin e bagazhit tuaj pranë jush, sigurohuni që të etiketoni bagazhin tuaj duke vendosur emrin dhe adresën, sepse mund të ndodhë që etiketat e vendosura nga aeroporti mund edhe të humbasin. Ndoshta këtë informacion mund ta përfshini edhe brenda bagazhit tuaj të shkruar në një pusullë të vogël.
Çfarë duhet të bëni kur keni udhëtuar me disa linja ajrore për të arritur në destinacionin tuaj?
Nëse ju ka humbur apo ju është dëmtuar bagazhi kur keni udhëtuar me dy ose më shumë linja ajrore të ndryshme në një udhëtim, mund të kërkoni kompensim nga secila nga këto linja, megjithatë do të ishte mirë të filloni komunikimin nga operatori i fundit me të cilin keni udhëtuar.
Çfarë duhet të bëni në momentin që konstatoni se bagazhi juaj është dëmtuar?
Sapo të merrni bagazhin tuaj në dorë, duhet ta kontrolloni menjeherë, e nëse vërëni se ka dëmtime nevojitet të raportoni në aeroport pa dalë ende prej tij, duke iu drejtuar kompanive ajrore me përfaqësi në aeroport apo pikave të informacionit të posaçme siç janë “lost&found”. Mbani parasysh të mbani një kopje të dokumentit që do të plotësoni aty. Gjithashtu nevojitet që të bëni një ankesë me shkrim drejtuar kompanisë ajrore brenda 7 ditëve.
Si mund të paraqes një ankesë?
Ju duhet të raportoni faktin që bagazhi juaj ka humbur, është vonuar ose dëmtuar në aeroport në pikat e “Lost &found” dhe të mbani një kopje të Raportit të Dëmtimit që do të plotësojë stafi i aeroportit. Për të bërë një ankesë, ju duhet të kontaktoni linjën ajrore me shkrim:
- Brenda 7 ditëve për sendet e humbura ose të vjedhura, ose bagazhet e dëmtuara
- Ju do të duhet të demonstroni se valixhja juaj dhe përmbajtja e saj vlenin shumën që po kërkoni duke treguar fatura të paguara, të dhëna të kartës së kreditit ose ndonjë provë tjetër të vlerës. Linjat ajrore nuk pranojnë zëvendësimin e një valixheje të vjetër me një valixhe të re, kur marrin në konsideratë vlerën e pretenduar nga ju. Ata do ti referohen vlerës së valixhes bazuar në kushtet kur ajo humbet.
- Brenda 21 ditëve për vonesat e valixheve nga momenti që keni marrë valixhen e vonuar.
Në rast se keni nevojë për më shumë informacion në lidhje me këtë, shkruani në adresën pax@acaa.gov.al