PIKAT E ASISTENCËS NË AEROPORT

 

Kur mbërrini në aeroport ju duhet që të ndiqni sinjalet e përcaktuara dhe stafin e posaçëm i cili ndodhet aty pikërisht për të ndihmuar persona me nevoja, si ju. Ata do t’ju vijnë në ndihmë për:

  1. T’ju shoqëruar juve pranë vendit të përcaktuar për asistencën e veçantë
  2. Për të kaluar tek kontrolli i biletës (check in) dhe dorëzimi i bagazheve
  3. Për të kaluar kontrollin e sigurisë e për të arritur pranë derës dalëse (gate)
  4. Nga gate deri në brendësi të avionit, në sediljen tuaj siç është përcaktuar në biletë. Gjatë këtij procesi ju ndihmoheni me ambulancë ashensor, rampa dhe karrige me rrota të përshtatshme për të arritur në mënyrë të sigurt në vendin tuaj të uljes.
  5. Me arritjen në destinacionin tuaj, stafi mbështetës i atij aeroporti do ju sjellë mjetet tuaja personale lëvizëse.