ASISTENCA E VEÇANTË DHE KATEGORITË E PASAGJERËVE

Nëse jeni pasagjer me aftësi të kufizuara ose lëvizshmëri të reduktuar, ju keni të drejtë ligjore për mbështetje, nëpërmjet ofrimit të asistencës së veçantë. Kjo asistencë i ofrohet nga aeroportet dhe kompanitë ajrore grupeve të mëposhtme, me qëllim që të kenë një udhëtim me shërbim të ofruar sipas nevojave të tyre.

Pasagjerët me aftësi të kufizuara konsiderohen pasagjerët të cilët:

  • përdorin karrige me rrota
  • jetojnë me dëmtime shikimi ose dëgjimi
  • udhëtojnë me qen udhërrëfyes (ndihmës)

 

Pasagjerë me nevoja të veçanta konsiderohen ata që janë

  • shtatzënë
  • udhëtojnë me një këmbë të thyer
  • udhëtojnë me pajisje ndihmëse
  • janë të prekur nga një sëmundje ngjitëse
  • përdorin ilaçe apo pajisje mjekësore
  • kanë nevojë për oksigjen shtesë për arsye mjekësore