KËRKESA E ASISTENCËS

Nëse keni nevojë për asistëncë të veçantë, nevojitet që ju të njoftoni kompaninë ajrore, agjencinë e biletave ose operatorin turistik me të cilën keni rezervuar biletën e udhëtimit, 48 orë përpara fluturimit dhe ta njoftoni për asistencën që kërkoni. Ky njoftim është shumë i rëndësishëm të bëhet pasi kështu shmangni vonesat apo mungesën e ofrimit të shërbimit që ju nevojitet. Njoftimin mund ta bëni me telefon, me email, ose në momentin që prisni biletën online në linkun e posaçëm për asistencë të veçantë etj. 

Mbani gjithmonë në vëmendje të kërkoni dhe të merrni një konfirmim të shkruar të asistencës së kërkuar nga kompania ajrore.

Asistenca është e disponueshme, që nga momenti kur niseni ose mbërrini në një aeroport të Shqipërisë dhe mbulon:

  • kryerjen e check in, hipjen në avion dhe asistencën përgjatë fluturimit
  • zbritjen nga avioni
  • transferimin midis fluturimeve tranzite
  • udhëtimin drejt destinacionit tuaj

Zakonisht operatorët ajrorë njoftojnë kohën se kur duhet të jeni në gate, e për këtë arsye është e rëndësishme ta respektoni atë.