UDHËTIMI ME SHOQËRUES
Kompanitë ajrore kanë të drejtë të vendosin që gjatë udhëtimit tuaj ju të keni shoqërues. Kjo zakonisht vendoset kur ju nuk mund të kryeni vetë evakuimin në rast të një emergjence. Shoqeruesit i duhet të blejë një biletë dhe kompania ajrore do të gjejë mundësinë t’ju vendosë juve në sedilje ngjitur me shoqëruesin. Ky i fundit do ju ndihmojë gjatë procesit të ngrënies, pirjes, vajtjes në tualet, marrjes së ilaçeve etj, duke qenë se këto nuk janë detyrim i ekuipazhit të bordit të avionit.
Kini parasysh që mund të ketë edhe kompani ajrore të cilat nuk transportojnë pasagjerëve me nevoja të veçanta për shkak të madhësisë së avionit apo dyerve të tij, që e bëjnë fizikisht të pamundur lëvizjen tuaj.