RRETHANAT E JASHTËZAKONSHME 

 
Rethanat e jashtezakonshme u refereohen situatave në të cilat vonesat dhe anulimet shkaktohen nga arsye që nuk janë përgjegjësi apo lidhen drejtpërdrejtë me kompanitë ajrore. Në rrethanat e jashtëzakonshme nuk aplikohen kompensime, duke qenë se janë faktorë të jashtëm nga kompania ajrore.  

Rrethanat e jashtëzakonshme përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Kushtet e këqija të motit
  • Grevat (që nuk lidhen me kompaninë ajrore si p.sh. nga stafi i aeroportit, punonjësit e mirëmbajtjes së avionëve, kontrollorët e trafikut ajror ose policia kufitare)
  • Akte terrorizmi apo sabotimi
  • Rreziqe që lidhen me sigurinë
  • Trazira politike apo civile
  • Defekte të panjohura që lidhen me prodhimin e avionit 

Nëse nuk jeni i sigurt nëse rrethanat e jashtëzakonshme i takojnë fluturimit tuaj, atëherë ju mund të paraqisni një kërkesë drejtuar kompanisë ajrore për kompensim. Kompania ajrore duhet t’ju shpjegojë arsyen e poblematikës së hasur. Nëse ata vlerësojnë se kjo problematikë ishte për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ata do të duhet t’ju shpjegojnë qartë arsyen se përse ka ndodhur.