PËRPARA SE TË UDHËTONI KINI PARASYSH

 

Para se të udhëtoni me transport ajror, jini të kujdesshëm për sa më poshtë:

 

  1. Kur jeni duke rezervuar biletën tuaj të udhëtimit, kushtojini vemendje tarifave shtesë që kompania ajrore vendos për ushqimin, për bagazhet etj, sepse ato jo gjithmonë përfshihen në çmimin përfundimtar të biletës.
  2.  

  3. Shikoni mirë datat e udhëtimit që keni vendosur në rezervimin e biletës, si dhe shkruani saktë emrin sipas pashaportës, pasi kjo ju kushton pamundësinë e udhëtimit apo kosto shtesë në rast të ndryshimeve të tyre.
  4.  

  5. Kontrolloni herë pas here emailin tuaj apo tekstet e mesazheve të dërguara nga kompanitë ajrore me të cilat ju keni rezervuar të udhëtoni, pasi ato ju vënë në dijeni për ndryshime të orareve apo datave të udhëtimit, vonesave, anullimeve etj. Nëse merrni informacionin në kohë, ju mund të menaxhoni më mirë riorganizimet tuaja.
  6.  

  7. Në rast se keni udhëtim me tranzit është mirë që fluturimet tuaja të jenë rezervuar me të njëjtën kompani ajrore dhe në të njëjtën biletë. Kjo, sepse në rast të vonesave në tranzit kompania siguron për ju një fluturim më të vonshëm, përndryshe kjo nuk mund të bëhet kur fluturimet tranzite nuk janë në të njëjtën biletë.
  8.  

  9. Nëse fluturimet tranzite janë më kompani të ndryshme, vlerëso me kujdes kohën në dispozicion për të kaluar nga një linjë ajore në tjetrën, për sa i takon marrjes dhe ngarkimit të bagazheve tuaja ndërmjet dy linjave ajrore, me qëllim që të mos rrezikosh humbjen e fluturimit.
  10.  

  11. Pasi blini biletën ju keni të drejtë të ndryshoni apo anulloni atë, sigurisht përkundrejt tarifave të caktuara, për të cilat duhet të merrni informacion nga kompania ajrore ku keni prerë biletën. 
  12.  

  13. Kini kujdes të shikoni vlefshmërinë e pashaportës. Zakonisht pashaporta kërkohet që të ketë vlefshmëri 3 muaj para udhëtimit tuaj, por disa shtete kanë kërkesa për vlerfshmëri më afatgjatë se 3 muaj. Në këto kushte, është e nevojshme që ju të merrni informacion paraprak mbi këtë duke pyetur njësinë ku keni rezervuar biletën.
  14.  

  15. Po ashtu disa shtete kërkojnë që ju të jeni të vaksinuar dhe kërkojnë dokumenta evidentuese për këtë. Kujdesuni të merrni informacionin në kohë, duke komunikuar edhe me kompanitë ajrore apo konsultuar faqe zyrtare të shteteve përkatëse. 
  16.  

  17. Nëse jeni shtatzënë dhe kërkoni të dini se deri në cilin muaj të shtatzanisë ju lejohet të udhëtoni, komunikoni me kompaninë ajrore apo me agjencinë e shitjes së biletave të udhëtimit.
  18.  

  19. Për çdo problematikë shëndetësore që keni, akute apo kronike, për të cilën ju nevojitet asistencë apo kujdes i veçantë, komunikoni me kompaninë ajrore apo agjencinë e biletave.
  20.  

  21. Merrni informacion paraprak nga kompania ajrore në lidhje me peshën e valixheve që mund të transportoni, pasi ka raste kur për shtete të ndryshme, edhe pse udhëtoni me të njëjtën linjë ajrore, aplikohen pesha të ndryshme. Edhe për çantat e dorës nevojitet të konsideroni peshën dhe përmasat e vendosura nga kompania, për të shmangur të papriturat gjatë udhëtimit.
  22.  

  23. Nëse vlerësohet e rëndësishme nga ana juaj, bagazheve mund t’i shtoni brenda një leter me të dhënat tuaja, për rastet kur mund të dëmtohet letra me këto të dhëna që bashkëngjitet në dorezën e bagazhit tuaj para udhëtimit