ANULIMET

 
Të drejtat tuaja kur një fluturim anulohet

Kompanitë ajrore bëjnë çmos për të shmangur anulimet dhe vonesat në udhëtimet tuaja. Megjithatë, ndonjëherë shfaqen probleme që nuk mund të parashikohen. Si pasagjer, ju keni të drejta ligjore kur fluturimi në të cilin keni rezervuar vonohet, anulohet ose kur ju refuzohet hipja në bord të avionit.

 

Çfarë të bëni kur fluturimi juaj anulohet?

Për të përfituar një kompensim, ju duhet që:

  • Të keni nisjen nga një aeroport i vendosur në Shqipëri me çfarëdo kompani ajrore; ose
  • Të keni mbërritur në një aeroport të vendosur në Shqipëri, me një kompani ajrore Shqiptare ose të Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit; ose
  • Të mbërrini në një aeroport të Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit, me një kompani ajrore shqiptare.

 

Ndërkohë që prisni për të nisur fluturimin tuaj

Kompanitë ajrore duhet t’ju ofrojnë asistencë dhe përkujdesje nëse fluturimi juaj është anuluar, përkatësisht:

  • Ushqim dhe pije freskuese (zakonisht në formë kuponi për ti shpenzuar)
  • Dy telefonata, faks, ose e-maile pa pagesë
  • Akomodim në hotel në rastet kur ju është nisja është shtyrë për ditën ditën tjetër 
  • Transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit (hotel ose të tjera).

 

Po si funksionon kjo në praktikë?

Nëse fluturimi juaj është anuluar, disa kompani ajrore ofrojnë kupona për të blerë ushqime dhe pije. Nëse keni nevojë për akomodim në hotel, ata mund të rezervojnë qëndrimin në hotel dhe të organizojnë transportin për ju.

Ndonjëherë kompanitë ajrore nuk janë në gjendje të ofrojnë përkujdesje dhe ndihmë për të gjithë pasagjerët. Kjo mund të ndodhë kur përballen me një fluks të lartë të anullimeve dhe vonesave.

Nëse kjo ndodh, ju keni të drejtë të organizoheni vetë dhe të merrni kujdesin dhe shërbimet e nevojshme dhe më pas, të kërkoni rimbursim nga kompania ajrore. Nëse ju ndodh që përfundoni duke paguar faturat vetë, atëherë ju duhet të ruani çdo faturë të paguar dhe mos shpenzoni më shumë sesa e keni të nevojshme. Linjat ajrore nuk do t’ju rimbursojnë për gjëra të tilla si qëndrimi në dhomë luksoze apo konsumimi i pijeve alkoolike. 

Kompanitë ajrore do t’i përgjigjen kërkesës tuaj për rimbursim në një kohë të arsyeshme. Nëse ndodh që të jeni të pakënaqur me kohëzgjatjen e përgjigjes ose nuk jeni dakord me vendimin e kompanisë ajrore në lidhje me kërkesën tuaj, atëherë ju lutem dërgoni një ankesë pranë postës elektronike të AAC pax@acaa.gov.al dhe ne do ta ndjekim menjëherë rastin tuaj.

 

Kompensimi

Sa është vlera e kompensimit tim për anulimin?

Kur pasagjerët informohen për anulim, do t’u jepet një shpjegim në lidhje me alternativën e mundshme të transportit.

Distanca e fluturimit dhe kohëzgjatja e vonesës tuaj përcakton shumën që mund të përfitoni si kompensim për anulimin tuaj, kështu që është mirë të kontrolloni se në cilën kategori bën pjesë fluturimi juaj:

Vonesa nga 3-4 orë Vonesa më shumë se 4 orë Distanca
250 Euro 250 Euro 1,500 km ose me pak
400 Euro 400 Euro Fluturime brenda Evropës me distancë më shumë se 1500 km dhe të gjitha të tjerat ndërmjet 1500 dhe 3500 km
600 euro 600 Euro Më shumë se 3500 km

 

Nëse Kompania Ajrore do të sigurojë prova se, anullimi i fluturimit ka ardhur si rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme, atëherë Kompania Ajrore nuk do të jetë e detyruar të paguajë asnjë kompensim për pasagjerët.

 

Riorganizimi i fluturimit tuaj

Nëse anulimi i fluturimit tuaj ndodh jo për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme, atëherë kompania juaj ajrore duhet t’ju ofrojë të zgjidhni midis dy opsioneve:

  1. Të kërkoni një rimbursim

Mund t’ju rimbursohen paratë tuaja për të gjitha pjesët e udhëtimit që nuk i keni përdorur. Për shembull, nëse keni rezervuar një fluturim kthimi dhe intenerari i fundit i udhëtimit është anuluar, ju mund të përfitoni koston e plotë të biletës së kthimit nga kompania juaj ajrore. 

Nëse jeni një pasagjer i një fluturimi tranzit dhe keni përfunduar tashmë një pjesë të udhëtimit tuaj, ju gjithashtu keni të drejtë për një fluturim kthimi në pikën fillestare të nisjes kur fluturimi juaj i tranzitit anulohet dhe ju vendosni të mos vazhdoni më udhëtimin tuaj.

  1. Të zgjidhni një fluturim alternativ

Nëse ende dëshironi të udhëtoni, linja juaj ajrore duhet t’ju gjejë një fluturim alternativ. Varet nga ju nëse do të fluturoni sa më shpejt që të jetë e mundur, pas fluturimit tuaj të anuluar, ose në një datë tjetër të mëvonshme që ju përshtatet.

Në shumicën e rasteve linjat ajrore do t’ju rezervojnë në një tjetër fluturim të kompanisë së tyre me të njëjtin destinacion. Nëse një kompani tjetër ajrore po fluturon në destinacionin tuaj shumë më shpejt ose janë të disponueshme mënyra të tjera të përshtatshme transporti, atëherë keni të drejtë të rezervoni në atë udhëtim alternativ. Ju mund ta diskutoni këtë me kompaninë tuaj ajrore.