NGRITJA DHE ULJA E KATEGORISË
Nëse një kompani ajrore ju vendos në një kategori më të ulët sesa kategoria e përcaktuar në biletë, pra nga klasa biznes në atë ekonomike, ju keni të drejtë t’ju rimbursohet një përqindje e biletës tuaj, në varësi të distancës së fluturimit brenda 7 ditëve si më poshtë:
KOMPENSIMI | DISTANCA |
30% e çmimit të biletës | 1500 km e më pak |
50 % e çmimit të biletës | ndërmjet 1500 e 3500 km |
75% e çmimit të biletës | Më shumë se 3500 km |
Ju mund të kërkoni rimbursim vetëm për atë pjesë të fluturimit që ju është ulur kategoria e shërbimit, jo për të gjithë udhëtimin, në rast se keni patur fluturime me tranzit dhe ulja në kategori nuk ka ndodhur në të gjithë fluturimin deri në destinacionin tuaj final.