INFORMACION PËR TË DREJTAT QË GËZONI KUR UDHËTONI ME TRANSPORT AJROR
Autoriteti Aviacionit Civil nëpërmjet ndarjes me ju të këtij informacioni synon që të njiheni me të drejtat tuaja dhe mënyrat që duhet të ndërmerrni kur gjatë udhëtimit me transport ajror përballeni me vonesa, anulim të fluturimit, refuzim të hipjes në bord, uljen në kategori, vonesa, dëmtim apo humbje të bagazheve etj
Rregullorja Evropiane 261/2004 për të drejtat e pasagjerëve është bërë pjesë e legjislacionit kombëtar edhe të Shqipërisë nëpërmjet Udhëzimit të Ministrit Nr. 1, datë 26.2.2013 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve” , https://qbz.gov.al/eli/udhezim/2013/02/26/1
Të drejtat tuaja kur udhëtoni me avion janë të detyrueshme për zbatim nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga vendet të cilat janë pjesë e marrëveshjes së Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit. Këto shtete i gjeni këtu:
Austria | Estonia | Italia | Portugalia |
Belgjika | Finlanda | Letonia | Rumania |
Bullgaria | Franca | Lituania | Sllovakia |
Bosnjë Hercegovina | Gjermania | Luksemburgu | Sllovenia |
Kroacia | Greqia | Malta | Spanja |
Qipro | Hungaria | Hollanda | Suedia |
Çekia | Irlanda | Polonia | Maqedonia |
Danimarka | Shqipëria | Kosova | Islanda |
Norvegjia | Serbia | Zvicra | Mal i Zi |
Pra, nëse po fluturon:
- nga vendet e ZPEA-së, ose
- në drejtim të ZPEA-së në bordin e një linje ajrore të rregjistruar në këto shtete dhe nëse hasni një nga këto problematika:
- vonesë e gjatë mbi 3 orë,
- anullim të fluturimit,
- refuzim të hipjes në bord kundër dëshirës tuaj dhe/ose
- ulje të kategorisë së shërbimit
ju mund të keni të drejtë për kompesim financiar.
Për çdo pyetje tuajën në lidhje me të gjitha çështjet e lidhura me të drejtat tuaja kur udhëtoni me transport ajror na shkruani në pax@acaa.gov.al