REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2024
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e Përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës |
Tarifa |
1 | 2.1.2024 | Sot, me 2 Janar 2024 mu konfiskua një litar kërcimi në kontrollin e sigurisë para se të nisesha për Londer Stansted me fluturimin Ryanair të 11:10. Kur kërkova të njihesha me rregulloren mbi të cilën u mbështet vendimi për konfiskim, nuk mu dha asnjë referencë apo vend ku mund ta lexoja. Mu dha shpjegim verbal pse litarët mbi 3 metra të gjatë nuk lejohen, shpjegim të cilin e kuptoj. Punonjësit e aeroportit ishin shumë të sjellshëm dhe nuk kam ankesë për ta. Telefonova numrin e aeroportit në +355697081800 dhe më njoftuan se nuk ka rregullore të shkruar që pasagjeri mund të lexojë, por këtë mund ta ketë Autoriteti i Aviacionit Civil, prandaj po ju shkruaj. Dëshiroj të njihem me rregulloren që të mos marr materiale të palejuara në të ardhmen. Besoj nuk jam udhëtari i parë apo i vetëm që “thyen” një rregullore të pashkruar. Dua të evitoj të më konfiskohet diçka tjetër në të ardhmen sepse nuk kam respektuar rregulloren që nuk kam ku ta lexoj. Moslejimi i litarit të kërcimit nuk është një praktikë e qartë, e parashikueshme, që aplikohet në çdo aeroport sepse në Londër Stansted ma kanë lejuar në cabin baggage. |
3.1.2024 | Ne vijim te kerkeses, me poshte eshte linku qe permban listen e artikujve te ndaluar per transport nga pasagjeret, e publikuar ne faqen e Autoritetit te Aviacionit Civil: Informacion për Pasagjeret | AAC (shiko pajisjet sportive dhe arte marciale) Kjo eshte lista baze, pasi mund te kete artikuj apo sende qe ndalohen po nuk jane specifikuar, p.sh nuk jane listuar te gjithe veglat e punes, por vetem kategorite kryesore.
Gjithashtu edhe praktika mund te jete e ndryshme ne aeroporte te ndryshme, duke pasur ne konsiderate edhe teknologjite qe perdoren (p.sh. se shpejti ne Britanine e Madhe sasia e lengjeve te lejuara do jete me shume se 1 liter, nga sa eshte aktualisht ne aeroportet e Europes). Persa i perket pajisjes se ndaluar, eshte vleresimi i bere prej agjentit te sigurise per rrezikun potencial. Gjithsesi kjo pajisje mund te merret nga personi apo famijar i tiji ne zyren e sigurise ne |
E plotë | Nuk ka |
2 | 11.1.2024 | Kerkese per ndertim objekti ne njesine strukturore QB/UB84, me kategori perdorimi lE.lndustri dhe Ekonomi qe njekohesisht ndodhen ne zonen buffer te aeroportit, sipas PPV se Bashkise Korce, miratuar me vendim 07, date 08.02.2017 te KKT-se. |
26.1.2024 | Në përgjigje të kërkesës së ardhur nëpërmjet postës elektronike në të cilën kërkohet mendimi i AAC-së në lidhje me zhvillimin e dy objekteve magazinë për nevoja të aktivitetit në pasuritë 120/13 dhe 120/17 në ZK. 1310, adresë fshati Bulgarec, Bashkia Korçë, ku sipas shpjegimeve tuaja, ky propozim për zhvillim ndodhet në njësinë strukturore QB/UB84 me kategori perdorimi lE.lndustri dhe Ekonomi dhe njëkohësisht ndodhet edhe në buffer zonë të aeroportit sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Korçë miratuar me Vendim nr.07 datë 08.02.2017 të KKT-së, i ndryshuar. Për sa ju kërkoni, sqarojmë se: Në mbështetje të Ligjit nr.96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr.130, datë 9.11.2012 “Për miratimin e rregullores për certifikimin dhe regjistrimin e aerodromeve civile në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrimet dhe përgjegjësitë e operatorëve të aerodromeve”, aerodromi/ fusha e aviacionit, e ndodhur në Lumalas, të cilës i referoheni, nuk është në regjistrin e aerodromeve të certifikuara nga AAC si rrjedhoje për këtë aerodrom/fushë aviacioni nuk ka ende një projekt të finalizuar të pistës dhe faciliteteve të tjera. Për sa më lart, Bashkia Korçë mund të vijojë shqyrtimin e mëtejshëm të propozimit në zbatim të legjislacionit në fuqi, sipas përcaktimeve të Planit të Përgjithshëm |
E plotë | Nuk ka |
3 | 16.1.2024 | Producent për një projekt me shtëpinë e prodhimit Warner Bros. Momentalisht, jemi duke punuar për një reality show që viziton shumë vende në Europë. Për një episod të veçantë të këtij show, kemi nevojë të organizojmë një udhëtim me seaplane nga Liqeni i Shkodrës për në Dubrovnik për 12 pjesëmarrës.Nuk kam hasur asnjë agjensi që ofron këtë shërbim dhe mendova të pyes juve nëse kjo është diçka e lejueshme në Shqipëri, apo nëse keni dijeni për ndonjë operator që ofron këtë lloj shërbimi. |
17.01.2023 | Ne Republiken e Shqiperise nuk eshte e regjistruar/aprovuar asnje organizate/operatore/individe i cili ofron nje sherbim te tille.
Per me teper RSH nuk ka nje legjislacion te transpozuar COMMISSION IMPLEMENTING REGULATION (EU) 2018/1976 of 14 December 2018 laying down detailed rules for the operation of sailplanes pursuant to Regulation (EU) |
E plotë | Nuk ka |
4 | 24.1.2024 | Kerkese nga nje gazetar 1. A ka ndonjë arsye pse nuk janë zyrtarizuar dhe nuk janë publikuar si rrugë në AIP Albania? Nëse po cilat janë arsyet kryesore? 2.A pritet të publikohet diçka e tillë në AIP-në tuaj? Nëse po kur? 3.A ka ndonjë shpjegim logjik që disa herë janë promovuar rrugët ajrore? 4. A mund të na konfirmoni se ato janë në shfrytëzim taktik dhe të na tregoni se cfarë nënkupton kjo? |
30.1.24 | 1. Konstatimi juaj eshte i pasakte. Ne muajin Korrik 2023, ne AIP (Aeronautical Information Publication) te Republikes se Shqiperise ne piken 8.7 Shqiperia ka futur ne force proceduren per uljet dhe ngritjet nga Aeroporti i Prishtines. Sipas ketij dokumenti pika ARBER perdoret per te hure ne Kosove dhe pika KUKAD per te dale nga Kosova per avionet qe ngrihen prej andej. 1.1 Shikoni pergjigjen e pikes 1 2. Nuk e kuptojme kete pyetje. Ju lutem shtjellojeni me shume 3. Keto rruge jane ne perdorim jo per qellime taktike, por per qellime te planizimit te planit te fluturimit. Qellime taktike perdoren ne rastet kur rruget ajrore jane te paplanizueshme dhe taktikisht mund te fluturojne direkt bazuar ne koordinimin paraprakt te qendrave fqinje te kontrollit taktik. |
E plotë | Nuk ka |
5 | 26.1.2024 | Kerkese ne lidhje me nje dhurate me materjal REZINE me madhesi 35 cm dhe dua ta dergoj ne itali !! a me lejohet ta marr ? | 30.1.24 | Ne vijim te kerkesës per informacion ne lidhje me transportin e rezines nepermjet ajrit, parimisht kjo lende lejohet, por me kusht qe: 1-Mos jete resine e djegshme apo korrozive; 2-Te transportohet vetem ne bagazh hambari (checked baggage); 3-Sasia te jete e limituar, 5 – 7 kg maksimumi. Po ashtu, eshte e keshillueshme edhe te konsultohet kompania ajrore me te cilen fluturoni pasi ndodh qe kompani te ndryshme mund te kene kufizime te ndryshme nga njera tjetra. |
E plotë | Nuk ka |
6 | 29.1.2024 | Pyetje nga nje Gazetar 1.Çfarë nënkuptoni me rishikim të kontratës koncensionare me Aeroportin e Rinasit, ulje të viteve të koncesionit apo shtyrje të viteve të kontratës? 2.A mendoni se duhet ta marrë shteti në menaxhim Aeroportin e Rinasit? 3.A e keni parë mundësinë që të ulet koha e koncesionit? 4.A janë bërë të gjitha investimet e parashikuara në kontratë? |
1.2.2024 | 1-Rishikimi I kontrates nuk nenkupton prekjen e afatit kohor te saj, pasi kjo nuk eshte ne tagrin e Autoritetit te Aviacionit Civil apo te drejtuesit te saj. Me rishikim te kontrates nenkuptohen elemente te kontrates qe nuk jane reflektuar ne kontraten aktuale apo qe kane ndryshuar statusin per shkak te dinamikes si me poshte: Mbajtja e performances se sherbimit te aeroportit ne kushtet ku aeroporti ka kaluar ne grupin e aeroporteve me mbi 5 milion pasagjere dhe me tendence per te shkuar ne mbi 10 milion pasagjere ne 5 vitet e ardhshme. Kjo performance duhet te reflektohet ne: Rritjen e kapaciteteve infrastrukturore (vendqendrim avioni, rruget lidhese me pisten, zgjerim I terminalit sipas standarteve te IATA qe I perkasin rritjes se numrit te pasagjereve. Mbajtjen e performances se sherbimit ndaj pasagjerit ne zonen e check in, security, kontrollin e pasaportave, marrjen e bagazeheve dhe zonen e pritjes ne departure) Akomodimin pa vonese te rritjes se Trafikut duke kerkuar monitorimin e fluksit te operimeve nepermjet sistemit A-CDM Rritjen e nivelit te investimit ne aeroport duke u reflektuar ne anekset respective te kontrates, Sipas Autoritetit te Aviacionit Civil ekziston nje rrezik qe nese investimet e kryera jashte kontrates nuk reflektohen mund te qelloje qe kontraktori te kerkoj rimbursim te ketyre investimeve kur marrveshja koncensionare te perfundoje (Rishikimi I kontrates koncensionare mundeson kontrollin e rriskut ne nje rast te tille) 2-Forma e menaxhimit te Aeroportit nuk eshte ne kompetencen e Autoritetit te Aviacionit Civil, pasi Aeroporti sipas rregulloreve ne fuqi duhet te jete I ndare nga enti rregullues e mbikqyres per te shmangur konfliktin e interesit. AAC kerkon nga Aeroporti, pavaresisht formes se menaxhimit: Te veproje ne perputhje me Aneksin 19 te ICAO (Sistemin e menaxhimit te sigurise ne operim) Te veproje ne perputhje me rregulloren UM 170/2022 Te kete nje sistem cilesie dhe perputhshmerie Te siguroje kapacitetet infrastrukturore dhe njerezore per te perballuar pa vonesa dhe ne menyre te sigurte kerkesat ne rritje te operatoreve ajror Te kete nje staf operacional kompetent dhe te trajnuar Te siguroje sherbimin zjarrfikes ne perputhje me kategorine e aeroportit Te veproje ne perputhje me planin kombetar te sigurise Te kete nje Masterplan te updatuar per zhvillimin e aeroportit 3- Shikoni pergjigjen e dhene ne piken 1 4-Po. Te gjitha investimet jane kryer ne perputhje me kontraten ne force, madje disa prej tyre jane kryer perpara afatit te percaktuar me qellim sigurimin e kapaciteteve te kerkuara per te perballuar rritjen e fluksit te pasagjereve dhe levizjes se avioneve |
E plotë | Nuk ka |
7 | 30.1.2024 | Qytetari eshte i interesuar per praktike piloti. Dua te di ofrohet si sherbim ? Akademi apo dicka dhe sa eshte kostoja? | 7.2.2024 | Disa opsione mund të jenë: Mund të regjistroheni në një akademi piloti të specializuar, ku do të keni trajnime teorike dhe praktike nga instruktorë të profesionalizuar. Shkollat private të fluturimeve ofrojnë trajnime të personalizuara për studentët. Në disa raste, mund të zgjidhni një program të adaptuar sipas disponueshmërisë tuaj. Disa universitete ofrojnë programe studimore në aviacion dhe pilotim. Kjo mund të jetë një rrugë e mirë për ata që duan të kombinojnë studimet akademike me trajnimin e pilotit. Për sa i përket kostos, ajo varet nga shkolla, vendi, dhe programi i trajnimit. Aktualisht në Shqipëri nuk ekziston asnjë shkollë apo akademi trajnimi e licencuar për pilotë. Në këto kushte ju mund të drejtoheni në shkolla apo akademi të vendeve të tjera dhe kryesisht atyre europiane. Nëse ju synoni të pajiseni me licencë piloti shqiptare, shkolla apo akademia (organizata e trajnimit) që do të zgjidhni për të kryer trajnimin duhet të jetë aprovuar/pranuar paraprakisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Për të marrë informacion të saktë dhe të përditësuar, ju rekomandojmë të kontaktoni direkt akademitë e pilotit, shkollat private të fluturimeve, apo universitetet që ofrojn programe në këtë fushë. Ata do t’ju jepnin detaje të plota rreth shërbimeve, orarit, dhe kostos së trajnimit të pilotit. |
E plotë | Nuk ka |
8 | 30.1.2024 | Gazetari shtron kerkesen me poshte 1. Sa është numri total i fluturimeve të bëra nga aeroporti i Ndërkombëtar Nënë Tereza në vitin 2023? 2. Sa është numri i fluturimeve të shtyra përgjatë vitit 2023, pra që nuk janë realizuar në 3. Sa është numri i fluturimeve përgjatë vitit 2023, që janë shtyrë për disa orë, pra 4. Sa është vlera e dëmshpërblimeve të dhëna vjet nga kompanitë për vonesa në 5. Sa ankesa kanë bërë qytetarët për kompanitë që nuk kanë respektuar oraret? 6. A parashikohet të ketë vonesa edhe këtë vit në fluturime? Nëse po, për cilat arsye? 7. A mund të na jepni më shumë informacion mbi certifikimin e avionëve të NATO-s, që 8- Sa fluturime janë bërë që nga aeroporti i Kukësit gjatë viteve 2021,2022 dhe 2023, |
8.2.2024 | Përgjigjia Nr.8 | E plotë | Nuk ka |
9 | 2.2.2024 | GAZETARI CITON Ju kujtojmë se rasti i Z. X dhe Z.Y është i njohur nga ju dhe njësia e të drejtave të pasagjerëve, të cilën ky pasagjer e ka njoftuar dhe vënë gjithmonë në dijeni në mail-et, në korrespondencën prej më shumë se 1-viti me subjektin ndërmjetësues Vidora LLC. Duke qënë se ky rast nuk ka marrë ende një zgjidhje, edhe pasi pasagjeri i ka drejtuar ankesën AAC për kompaninë WizzAir (transportuesin Ajror), lutemi na thoni se sa kohë zjat kthimi i përgjigjes në lidhje me këtë ankesë nga komunikimi i AAC-së me transportin Ajror (WizzAir) në raport me kuadrin ligjor? Dhe nëse mbas këtij komunikimi ju keni një përgjigje nga TA, lutemi na vini në dispozicion një kopje të saj. Në pritje të një përgjigjeje dhe zgjidhjeje sa më të shpejtë nga ju. |
13.2.2024 | Në përgjigje të kërkesës suaj ju bëjmë me dije se, Autoriteti i Aviacionit Civil ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me operatorin ajror Wizz Air, i cili pas rishqyrtimit të ankesës së Z. X dhe Z.Y, ka miratuar kompensimin përkatës për to referuar EC. Reg 261/2004 transpozuar me Udhëzimin e Ministrit Nr.1 datë 26.2.2013 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”. Kompensimi do të kalohet në llogarinë bankare të agjencisë së udhëtimeve “Vidora”, e cila është dhe pala përfaqësuese e pasagjereve Bregu për këtë ankimim. |
E plotë | Nuk ka |
10 | 3.2.2024 | Gazetari Pyet Nisur nga raporti i Tirana International Airport, se përgjatë 2023, nga dhe drejt Rinasit kanë fluturuar 7.25 milion pasagjerë, kërkojmë prej jush informacion të detajuar për fluturimet e anulluara dhe vonesave të gjata për linjat kryesore si: Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair. Ju lutem informacioni nevojitet i specifikuar për secilin operator veçmas bazuar mbi praktikën e AAC për vonesat e gjata dhe anullimet. Njëkohësisht në bazë të këtyre shifrave, kërkojmë prej jush të informohemi, se sa pasagjerë kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar. sipas ligjit |
13.2.2024 | Përgjigjia Nr.10 | E plotë | Nuk ka |
11 | 9.2.2024 | Kerkese per info nga nje institucion | 13.2.2024 | Vendosur ne dispozicion | E plotë | Nuk ka |
12 | 15.2.2024 | Kerkese per info nga nje qytetar | Përgjigjia Nr.12 | E plotë | Nuk ka | |
13 | 23.2.2024 | Ju lutem, a mund të më informoni nëse vendosja e paneleve anash pistës së aeroportit është e lejuar, aq më tepër për një gjatësi 1-2 km? E dyta, a ka një tjetërsim të aeroportit të Kukësit që ajo tokë të kthehet në një aktivitet tjetër biznesi? A ka një leje të posaçme nga ju që të kthehet në një stacion fotovoltaik? E treta, a është bllokuar licenca e aeroportit të Kukësit, apo mbyllur totalisht? |
29.2.2024 | Përgjigjia Nr.13 | E plotë | Nuk ka |
14 | 27.2.2024 | Në kuadër të zbatimit të projektit “WeLead: EU Scheme for Young Professionals in the Western Balkans”, projekt 4 vjeçar i mbështetur nga EU dhe zbatuar nga CEF, dhe hartimit të një policy paper, lutem më informoni mbi të dhënat më poshtë. 1 A keni program të dedikuar për punësimin e talentit në institucion? 2 Si është raporti i vlerësimit të performancës të punonjësve të larguar në periudhën 2019-2023? |
05.03.2024 | Përgjigjia Nr.14 | E plotë | S’ka |
15 | 12.03.2024 | Cila është kompania që ka numrin më të madh të vonesave? Cila është kompania që ka numrin më të madh të anulimit të fluturimeve? Sa pasagjerë kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa të gjata dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar? Në raste vonesazh apo anulimesh, a kanë ndjekur kompanitë në fjalë të gjitha pikat që parashikon ligji kundrejt pasagjerëve? (Shembull: Ushqim dhe pije freskuese; akomodim në hotel; transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit; e drejta e rimbursimit) Në rast se jo, cilat kompani nuk kanë qenë koherente me ligjin? Si është vepruar kundrejt tyre, çfarë masah janë marrë? |
25.03.2024 | Përgjigjia Nr.15 | E plotë | S’ka |
16 | 20.03.2024 | Jemi informuar në mënyre jo zyrtare që shoqëria AlbaWings ka mbyllur fluturimet me Tiranën që prej Shkurtit 2024. Shumë qytetarë kanë prerë/ paguar një biletë online, për të udhëtuar në Prill apo Maj. Nuk kanë marrë asnjë njoftim për pezullimin e udhëtimeve me Tiranën apo që të mundësonin ndonjë opsion tjetër udhëtimi. Numrat e kontaktit të vendosura për qytetarët nuk ekzistojnë tashmë. Ka informacion Autoriteti i Aviacionit Civil për këtë çështje dhe si procedohet në raste të tilla ku dukshëm ka shkelje të të drejtave të pasagjerit? |
02.04.2024 | Në përgjigje të kerkeses tuaj ju njoftojmë se, Autoriteti i Aviacionit Civil është në komunikim të vazhdueshëm me shoqërinë ajrore Albawings sh.p.k për vlerësimin e aktiviteteve të këtij operatori dhe sipas rezultateve do të kthehet tek ju me një përgjigje për sa kërkoni. |
E plotë | S’ka |
17 | 26.03.2024 | Si veprohet per te aplikuar per Pilot? Çfare hapash duhet te ndjek apo ku mundet te kryej kurs per pilot? | 02.04.2024 | Lidhur me kerkesen tuaj per informacion per qellimin per te operuar si pilot , ju dergojme i infomacionin vijues: ne menyre qe te kualifikoheni dhe me pas te licensoheni si pilot nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, referuar Urdhrit të Ministrit Nr. 178, datë 20.12.2023, “Për kërkesat teknike dhe proҫedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil’’, sipas Pjesës-FCL, duhet të kryen kurset e trajnimit teorik dhe praktik në një Organizatë Trajnimi të Aprovuar (ATO/DTO) nga një shtet anëtar i EASA-s. Kurset e trajnimit mund te fillojne me kualifikimin per Aeroplane (A) apo Helicopter (H): Pilotit Privat (PPL) A/H Pilotit Tregtare (CPL) A/H Piloti i Transportit te Linjave Ajrore (ATPL) A/H Ju duhet të njoftoni AAC me anë të shkresës zyrtare ose postës elektronike, përpara fillimit të kursit dhe të dergoni kontaktet e organizates se trajnimit prane te ciles do te trajoheni . Gjithashtu, duhet të kryeni vleresimin për përshtatshmërinë mjekësore në një Qendër Aeromjekësore ose nga një ekzaminues aeromjekësor të njohur nga AAC dhe të pajiseni me certifikatë mjekësore. Momentalisht AAC ka certifikuar spitalin “Salus” si Qendër Aeromjekësore. Pasi të keni kryer trajnimet/ekzaminimet teorike dhe praktike, duhet të përcillen pranë AAC, me anë të shkresës zyrtare, këto dokumenta: Kërkesa me shkrim; Forma e plotësuar e aplikimit (ne varesi te kategorisë qe kerkoni te merrni PPL,CPL,ATPL A/H) Kopje të ID; Kopje të certifikatës së vlefshme mjekësore; Deklaratë/evidencat e nevojshme nga organizata e trajnimit ATO (Aproved Training Organisation) apo DTO ( Declared Trainign Organisation) Certifikata e përfundimit te kursit të trajnimit; Certifikatat përfundimit të ekzaminimit të njohurive teorike; Testit të Aftesisë sipas kategorise se kerkuar PPL,CPL,ATPL A/H. I gjithe dokumentacioni i mesiperm duhet te percillet origjinal apo i njesuar me origjinalin. |
E plotë | S’ka |
18 | 27.03.2024 | Deri para disa javesh kemi pas bashkepunim me kompanine ajrore Albawings per rezervimin e biletave ne fluturimet per te cilat kompania Albawings eshte e licensuar te beje. Si mund te jeni edhe ju te informuar kjo kompani po ashtu prej javesh ka anuluar te gjitha udhetimet te cilat operonte dhe i eshte shmangur pergjegjesise per te kthyer shumat e parave te biletave per udhetimet e anuluara duke mos u pergjigjur as ne kontaktet elektronike, telefonike dhe as ne zyrat e tyre ku nuk ka prej javesh njeri prezent. Kjo na ka shkaktuar dy problematika madhore: Mosmarreveshje me klientet duke qene se parate nuk na kthehen as ne e as atyre per fluturimet e anulluara. Dem financiar ne si shoqeri me prapaskene mashtrimi pasi askush nuk na pergjigjet ne asnje lloj forme per te na kthyer sasine e konsiderueshme te parave qe kemi gjendje ne llogarine e Albawings per te kryer rezervimet tona. Do te kerkonim ndihmen tuaj si autoritet licensues per kompanite ajrore per ta shtyre kete kompani te na kontaktoje dhe te mbaje pergjegjesite e saj ose te na informoni mbi format e kontaktit qe kjo kompani ka aktive te pakten me anen tuaj qe edhe ne te lidhim urat e kontaktit me ta. |
08.04.2024 | Autoriteti i Aviacionit Civil është person juridik publik, jo buxhetor, në varësi të Ministrit që rregullon çështjet e transportit, fusha e veprimtarisë së të cilit është rregullimi dhe mbikëqyrja e veprimtarive në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të kompetencave të njohura nga Kodi Ajror. Autoriteti i Aviacionit Civil ka përgjegjësi të qartë për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë dhe sigurisë në operim (safety & security) në të gjitha veprimtaritë e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të ligjit Nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. Marrëdhënia që ju keni me kompaninë ajrore “Albawings” sh.p.k është një marrëdhënie kontraktore, bazuar plotësisht në kontratën lidhur mes palëve në zbatim të Kodit Civil. Neni 698 i Kodit Civil parashikon se, “Në kontrata me detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush detyrimet e veta, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontratës, përveç shpërblimit të dëmit”. Të gjitha mosmarrëveshjet civile janë kompetencë e gjykatave në Republikën e Shqipërisë, sipas Nenit 41 të Kodit të Procedurës Civile. Përpos sa më sipër, ju njoftojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil disponon vetëm informacionet që janë të publikuara në faqen zyrtare të operatorit “Albawings” sh.p.k. |
E plotë | S’ka |
19 | 11.04.2024 | 1-Përse nuk është marrë vendimi për rishikimin me ulje të tarifave të Autoritetit të Aviacionit Civil kur rezultati financiar vitet e fundit është pozitiv? 2-A janë marrë masa për të kontrolluar sistemin e të dhënave lidhur me tarifën së sigurisë që raporton dhe mbledh si agjent tatimor koncesionari i Aeroportit të Tiranës? 3-Ku bazohet dhe si argumentohet dyfishimi i shpenzimeve gjatë vitit 2023 (në raport me atë parardhës)? |
19.04.2024 | Pergjigja Nr.19 | E plotë | S’ka |
20 | 13.05.2024 | Po realizojme nje teme ne lidhje me problemet e pasagjereve ne udhetim, kryesisht ndaj anulimeve te dhjetra fluturimeve te kompanise ajrore ‘Albawings’. 1. Sa ankesa kane mberritur ne AAC per anulimin e fluturimeve nga ‘Albawings’? 2. Cfare masash ka marre AAC per pasagjeret? 3. Me cfare license operon kjo kompani? Kur i eshte dhene? Kur i eshte hequr, apo kur (nese) i eshte pezulluar? |
15.05.2024 | Autoriteti i Aviacionit Civil, në cilësinë e Autoritetit kompetent mbikëqyrës dhe rregullbërës, në datë 05.04.2024 i ka pezulluar Certifikatën e Operatorit Ajror Albawings Sh.p.k për shkak të dorëheqjes dhe mungesës së Administratorit dhe Menaxherit të Përgjithshëm (Accountable Manager) të kësaj shoqërie ajrore, në përputhje kjo me nenin 24, të Ligjit Nr.53/2022 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, pikës 4, Nenit 30 të Vendimit Nr. 1095, datë 24.12.2020 “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, si dhe në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr.80, datë 30.06.2023 “Për miratimin e rregullores për kërkesat teknike dhe procedurat administrative për operimet ajrore”. Për arsye të pezullimit të Certifikatës së Operatorit Ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil ka pezulluar në datë 08.04.2024 Licencën e Operimit të Transportuesit Ajror të Albawings sh.p.k ( i licencuar në vitin 2016), bazuar në pikën 2/c, neni 21 të Ligjit nr.96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, si dhe në pikën 5, neni 10 të Vendimit nr. 802, datë 28.12.2023 “Për miratimin e kërkesave për dhënien e licencës së operimit për ofrimin e shërbimeve ajrore, procedurat, kriteret dhe kushtet për refuzimin, pezullimin apo revokimin e licencës së operimit”, i cili citon që në rastet e pezullimit të Certifikatës së Operatorit Ajror pezullohet menjëherë edhe Licenca e Operimit të Transportuesit Ajror. Nga të dhënat e administruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil konstatohet se kjo kompani i ka ndërprere fluturimet për transportin ajror të pasagjerëve në 15 Janar 2024 duke njoftuar pjesën më të madhe të pasagjerëve në lidhje me këto anulime të fluturimeve, sipas përcaktimeve në Udhëzimin Nr.1, datë 26.2.2013 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimit”, e cila ka transpozuar Regulloren Evropiane 261/2004. Pas ndërprerjes së fluturimeve, 16 pasagjerë janë ankimuar pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, për të cilët nuk ka patur përgjigje nga Albawings. Në këto kushte, duke qenë se keta pasagjerë kanë lidhur një kontratë (biletë) me këtë operator, janë informuar të delegojnë dhe të zgjidhin çështjen e tyre në organet kompetente gjyqësore, sipas përcaktimeve ligjore në Kodin e Procedurave Civile dhe Udhëzimin Nr. 1 datë 26.2.2013 të sipërcituar |
E plotë | S’ka |
21 | 14.05.2024 | Kërkoj informacion për një leje fluturimi pasi jam një individ që dua të trajnohem për të fluturuar Mund të më dërgoni hapat që duhet të kryen për tu pajisur me një leje fluturimi dhe informacion për trajnimin për fluturim |
03.06.2024 | Ne menyre qe te kualifikoheni dhe me pas te licensoheni si pilot nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, referuar Urdhrit të Ministrit Nr. 178, datë 20.12.2023, “Për kërkesat teknike dhe proҫedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil’’, sipas Pjesës-FCL, duhet të kryen kurset e trajnimit teorik dhe praktik në një Organizatë Trajnimi të Aprovuar ose te Deklaruar (ATO/DTO). Kjo organizate, duhet te jete paraprakisht e pranuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Kurset e trajnimit mund te fillojne me kualifikimin per Aeroplane (A) apo Helicopter (H): Pilotit Privat (PPL) A/H Pilotit Tregtare (CPL) A/H Piloti i Transportit te Linjave Ajrore (ATPL) A/H Ju duhet të njoftoni AAC me anë të shkresës zyrtare ose postës elektronike, përpara fillimit të kursit dhe të dergoni kontaktet e organizates se trajnimit prane te ciles do te trajoheni. Gjithashtu, duhet të kryeni vleresimin për përshtatshmërinë mjekësore në një Qendër Aeromjekësore ose nga një ekzaminues aeromjekësor të njohur nga AAC dhe të pajiseni me certifikatë mjekësore. Momentalisht AAC ka certifikuar spitalin “Salus” si Qendër Aeromjekësore. Pasi të keni kryer trajnimet/ekzaminimet teorike dhe praktike, duhet të përcillen pranë AAC, me anë të shkresës zyrtare, këto dokumenta: Kërkesa me shkrim; Forma e plotësuar e aplikimit (ne varesi te kategorisë qe kerkoni te merrni PPL, CPL, ATPL A/H); Kopje të ID; Kopje të certifikatës së vlefshme mjekësore; Deklaratë/evidencat e nevojshme nga organizata e trajnimit ATO (Aproved Training Organisation) apo DTO ( Declared Trainign Organisation); Certifikata e përfundimit te kursit të trajnimit; Certifikatat përfundimit të ekzaminimit të njohurive teorike; Testit të Aftesisë sipas kategorise se kerkuar PPL,CPL,ATPL A/H; I gjithe dokumentacioni i mesiperm duhet te percillet origjinal apo i njesuar me origjinalin. |
E plotë | S’ka |
22 | 28.05.2024 | Kërkesa 22 | 06.06.2024 | Përgjigje 22 | E plotë | S’ka |
23 | 31.05.2024 | Kerkese per venie ne dispozicion dokumentacioni | 13.06.2024 | Vënie në dispozicion me email | E plotë | S’ka |
24 | 11.06.2024 | Sa është numri i fluturimeve me vonesa dhe raporti i tyre me fluturimet në total, performuar nga aeroporti i Tiranës dhe/ose me destinacion Aeroportin e Tiranës. Sa është numri i fluturimeve përgjatë vitit 2023 dhe 5 muajve të parë të vitit 2024, që janë shtyrë për disa orë, pra fluturimi ka nisur me vonesë (Edhe ato me më pak se 3 ore me vonesë). Na rendisni arsyet e vonesave të fluturimeve, dhe çfarë është bërë për ta rregulluar këtë handikap? Sa ankesa kanë bërë qytetarët për kompanitë, që nuk kanë respektuar oraret? (numrin e ankesave për kompani) Sa është vlera e dëmshpërblimeve të dhëna nga kompanitë për vonesa në fluturime apo anulim të fluturimeve gjatë vitit 2023? A kanë marrë autoritetet shqiptare ndonjë masë për vonesat në fluturime? Dhe cilat kompani? Çfarë mbrojtjeje i rezervon legjislacioni shqiptar për qytetarët? |
21.06.2024 | Përgjigje 24 | E plotë | S’ka |
25 | 28.6.2024 | Pershendetje, jam e interesuar per vazhdimin e shkolles se Aviacionit Civil . Deshiroj qe te vazhdoj per Pilote dhe jam e interesuar nese e kam kete te mundur ne Shqiperi . Dua qe te mar me shume informacione ne lidhje me shkollen qe kryhet per kete profesion, kohëzgjatjen , mesataren dhe menyren se si mund te regjistrohem ne kete profesion. Faleminderit! | 11.07.2024 | Ne menyre qe te kualifikoheni dhe me pas te licensoheni si pilot nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, referuar Urdhrit të Ministrit Nr. 178, datë 20.12.2023, “Për kërkesat teknike dhe proҫedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil’’, sipas Pjesës-FCL, duhet të kryen kurset e trajnimit teorik dhe praktik në një Organizatë Trajnimi të Aprovuar ose te Deklaruar (ATO/DTO). Kjo organizate, duhet te jete paraprakisht e pranuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Kurset e trajnimit mund te fillojne me kualifikimin per Aeroplane (A) apo Helicopter (H): Pilotit Privat (PPL) A (aeroplane)/H (helicopter) Pilotit Tregtare (CPL) A/H Piloti i Transportit te Linjave Ajrore (ATPL) A/H Gjithashtu, duhet të kryeni vleresimin për përshtatshmërinë mjekësore në një Qendër Aeromjekësore ose nga një ekzaminues aeromjekësor të njohur nga AAC dhe të pajiseni me certifikatë mjekësore. Momentalisht AAC ka certifikuar spitalin “Salus” si Qendër Aeromjekësore. Pasi të keni kryer trajnimet/ekzaminimet teorike dhe praktike, duhet të përcillen pranë AAC, me anë të shkresës zyrtare, këto dokumenta: Kërkesa me shkrim; Forma e plotësuar e aplikimit (ne varesi te kategorisë qe kerkoni te merrni PPL, CPL, ATPL A/H); Kopje të ID; Kopje të certifikatës së vlefshme mjekësore; Deklaratë/evidencat e nevojshme nga organizata e trajnimit ATO (Aproved Training Organisation) apo DTO ( Declared Trainign Organisation); Certifikata e përfundimit te kursit të trajnimit; Certifikatat përfundimit të ekzaminimit të njohurive teorike; Testit të Aftesisë sipas kategorise se kerkuar PPL,CPL,ATPL A/H; I gjithe dokumentacioni i mesiperm duhet te percillet origjinal apo i njesuar me origjinalin. |
E plotë | S’ka |
26 | 10.07.2024 | Jemi duke themeluar nje biznes per “drone light shows”, dhe po targetojm edhe Shqiperine si treg potencial. Andaj, desha te informohem me teper per procedurat dhe ligjet per te operuar ne Shqiperi. Ne kemi momentalisht nje sistem me 50 drona, dhe secili dirigjohet nga sistemi kompjuterik per te formuar shenime dhe objekte te ndryshme vizuale ne qiell gjate nates. Do te thote, qe dronet operojne me autopilot (perpos rasteve kur duhet te intervenohet) dhe jane te pajisur me drite te forte LED. Ne Kosove, duhet te regjistrohet secili dron, dhe nuk ka leje qe jipet nje here per te operuar, pasi qe aktiviteti jone zhvillohet naten. Perpos kesaj, na duhet secilen here te bejm kerkese jo me vone se 72 ore ne Sherbimin e Informacionit Aeronautik, duke bashkangjitur te gjitha detajet e aktivitetit, pastaj te njejtit ia percjellin KFOR-it per aprovim. Ishim duke shpresuar qe ne Shqiperi procesi do te jete pakez me i thjesht, per shkak se hapesira ajrore kontrollohet nga vet instucionet e shtetit. Mirepo ne kete pike kemi nevoje per ndihme rreth ligjit apo hapave qe duhet ndjekur atje. Andaj, ju lutem qe te na udhezoni, duke na pershkruar se si duket procesi per te ushtruar kete aktivitet ne Shqiperi. |
11.7.2024 | Operimet me dron në Shqipëri rregullohen nga Urdhër Ministri Nr.143 datë:18.07.2022 Për tu regjistruar në Shqipëri si Operator Droni sic citohet dhe ne Nenin 14 pika 6 duhet të jeni rezident në Shqipëri ose kur RSH-ja është vendi i tyre kryesor i biznesit për personat juridikë dhe të sigurojnë që informacioni i tyre për regjistrimin të jetë i saktë. Në rast kur Operatori është I regjistruar në një nga vendet e Bashkimit Europian regjistrimi si operator, regjistrimi është i pranueshëm por Autorizimet për kategorinë specifike do të lëshohen vetëm nga vendi ku operatori është i regjistruar dhe mund të operojë në Shqipëri vetëm me anë të Nenit 13 të UM. Për sa i përket marrjes së autroizimeve në kategorinë specifike pas regjistrimit si operator(që përfshin dhe drone light shows ) duhet të kryhet një vlerësim risku sipas nenit 11 dhe 12 të UM Duke qenë se Shqipëria transpozon rregulloret Europiane të droneve ne regjistrojmë Operatorin e dronit pastaj në momentin e aplikimit për autorizim në kategorinë specifiike kërkohet një vlerësim risku për operimin e synuar dhe një Manual Operimi që përfshin të gjitha të dhënat teknike të dronëve si dhe kërkesat rregullatore në fuqi. Në varësi të zonave të operimit në Shqipëri autorizimet për operime në kategorinë specifike lëshohen nga AAC por në kordinim me ANSP apo me ente të tjera shtetërore në varësi të zonës dhe dendësisë së popullsisë. |
E plotë | S’ka |
27 | 24.07.2024 | • Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit për vitin 2022? • Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit për vitin 2023? • Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit në vitin 2024? • Sa fluturime janë kryer në vitin 2022? • Sa fluturime janë kryer për vitin 2023? • Sa fluturime janë kryer për vitin 2024? • Sa kanë qenë parashikimet për një vit kalendarik |
06.08.2024 | Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit për vitin 2022? [AAC] – Autoriteti i Aviacionit civil eshte i detyruar te mbaje te dhena vetem per stafet qe jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1 te ICAO. Punonjesit e Aeroporteve nuk jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1te ICAO • Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit për vitin 2023? [AAC] – Autoriteti i aviacionit civil eshte i detyruar te mbaje te dhena vetem per stafet qe jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1 te ICAO. Punonjesit e Aeroporteve nuk jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1te ICAO • Sa është numri i punonjësve të punësuar në aeroportin e Kukësit në vitin 2024? [AAC] – Autoriteti i aviacionit civil eshte i detyruar te mbaje te dhena vetem per stafet qe jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1 te ICAO. Punonjesit e Aeroporteve nuk jane subjekt i licensimit sipas aneksit 1te ICAO • Sa fluturime janë kryer në vitin 2022? [AAC] – 422 fluturime, 40291 pasagjere • Sa fluturime janë kryer për vitin 2023? [AAC] – 210 fluturime, 22754 pasagjere • Sa fluturime janë kryer për vitin 2024? [AAC] – Nuk i kemi te dhenat pasi ky eshte nje aeroport i perjashtuar nga UM ne fjale, per shkak se eshte nje piste jo instrumentale dhe per rrjedhoje nuk eshte subjekt i ATFM (Menaxhimi i Fluksit te Trafikut Ajror) • Sa kanë qenë parashikimet për një vit kalendarik? [AAC] – ky eshte nje aeroport i perjashtuar nga UM ne fjale, per shkak se eshte nje piste jo instrumentale dhe per rrjedhoje nuk eshte subjekt i ATFM (Menaxhimi i Fluksit te Trafikut Ajror) |
E plotë | S’ka |
28 | 23.8.2024 | Kërkesa nr 28 | 2.9.2024 | Përgjigja nr 28 | E plotë | S’ka |
29 | 12.9.24 | I’m writing you since I need more information about opening a line maintenance station in TIA. Do we need any particular local approval? Can you please tell me which is the process for opening there? |
16.9.24 | Regarding the information requested below, there is a lack of information mainly about the aircrafts that the organization intends to maintain. If it is about the maintenance of aircraft registered in the Republic of Albania, then it is necessary for the organization to receive our Certificate of Acceptance. If we are talking about the maintenance of aircraft that are not registered in the Republic of Albania, an Acceptance Certificate is not necessary from our side and this process does not fall within the scope of work of ACAA but of TIA. It would be better to have a preliminary information about the aircrafts that the organization intends to maintain at this station, in order to give a more concrete answer about the process. |
E plotë | S’ka |
30 | 17.9.24 | Po ju shkruaj per nje interesim lidhur me aktivitetin e HOT AIR BALLOON per ne shqiperi.Ne jemi te interesuar per te sjell ne Shqiperi kete aktivitet per qellime sporti dhe turizmi si per vendas dhe per te huaj qe vizitojne vendin tone. Do te donim te kishim nga ana juaj nje informacion lidhur me detajet, certifikimet , kushtet dhe praktikat e kerkuara nga agjensia e aviacionit civil per te bere te mundur kete aktivitet gjithashtu nje harte te zomave ku lejohet dhe ku ndalohet fluturimi ne Shqiperi. |
19.9.24 | Në lidhje me Menaxhimin e Trafikut Ajror, nuk ka ende një rregullore specifike të transpozuar për funksionimin e balonave HOT AIR në Shqipëri, vetëm për “balonën pa pilot”. Një hartë të aktiviteteve sportive dhe rekreative Areal që mund të gjeni në AIP Albania: https://albcontrol.al/al/aip, ENR 6. Të gjitha këto zona janë të vendosura në hapësirën ajrore të klasit G. Gjithashtu mund të gjeni hartën e bashkangjitur me këtë email. Për regjistrimin e balones duhet të ndiqet Urdhëri Nr. 115, datë 6.6.2022, i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Për Miratimin e rregullores “Për kërkesat, përmbajtjen e regjistrit dhe procedurat e regjistrimit, çregjistrimit ose ndryshimit të të dhënave, në Regjistrin e Avionëve Civilë të Republikës së Shqipërisë”. Për sa i përket certifikimit të vlefshmërisë ajrore si dhe ruajtjes së statusit të saj të ndiqet Urdhri i Ministrit Nr.79, datë 15.04.2024 “Për miratimin e rregullores mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të avionit dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra” duke u bazuar në specifikat e balonës. Për sa i përket operimeve ajrore, Shqipëria është në proces transpozimi të Commission Regulation (EU) 2018/395 e cila ndodhet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe jemi në pritje të miratimit të saj. |
E plotë | S’ka |
31 | 17.9.24 | Do të doja të dija më shumë rreth: Kërkesave dhe procedurave për të aplikuar për Certifikatën e Operimit Ajror (AOC) për fluturime charter. Licencat shtesë të nevojshme për të operuar një linjë të drejtpërdrejtë charter në Shqipëri. Rregulloret lokale dhe përputhshmërinë me rregulloret e EASA-s për fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare. Mundësitë e regjistrimit të avionëve dhe certifikatat e vlefshmërisë ajrore për operimin e një linje charter të përhershme. Çdo pengesë administrative ose operacionale që duhet të konsiderohet për krijimin e një linje të tillë. Do të vlerësoja shumë nëse mund të më jepni udhëzime ose të më drejtoni tek burimet përkatëse për këtë informacion. |
30.9.24 | Përgjigja nr 31 | E plotë | S’ka |
32 | 14.11.2024 | Kerkese per info rreth vlefshmerise se certifikatave IATA | 18.11.2024 | Në lidhje me çështjen tuaj Autoriteti i Aviacionit Civil ju sqaron se, certifikatat e akreditimit të IATA lëshohen nga ky institucion ndaj agjencive të udhëtimit për të lehtësuar shitjen e biletave të aksesuara drejtpërdrejt nga kompanitë ajrorë, për të pranuar pagesa dhe për të shitur bileta në emër të këtyre kompanive. Kjo përqasje i ndihmon agjencitë të kenë kontakt direkt me kompanitë dhe në të njëjtën kohë forcon besueshmërinë ndërmjet pasagjerëve dhe kompanive ajrore duke qënë se siguron aplikueshmërinë e proceseve të standartizuara. Zakonisht IATA lëshon 3 lloje certifikatash akreditimi që janë: “GoStandard”, “GoGlobal” dhe “GoLite”. Nëpërmjet certifikatës GoLite agjencitë nuk kryejnë transaksione me cash, por vetëm me IATA EasyPay dhe karta duke ofruar kështu një proces të thjeshtëzuar akreditimi që përmban minimumin e kërkesave financiare. Ndërkohë që GoStandard jep mundësi për të përdorur dhe për të patur akses në të gjitha mënyrat e pagesave, dhe me GoGLobal agjencia funksionon me të gjitha standardet globale për të menaxhuar shërbime të udhëtimit ajror dhe ka të drejtën e biletave dhe shitjes të tyre. Në lidhje me shtetet ku aplikohen, e veçanta është që GoStandard është kryesisht për operime në një shtet, ndërsa GoGlobal është për operime në disa shtete nën një kuadër të unifikuar. Nisur nga këto përcaktime, konstatohet se, certifikata e akreditimit e zotëruar nga “Avia Center” është certifikatë “GoStandard”. |
E plotë | S’ka |