VLEFSHMËRIA AJRORE
Vlefshmëria ajrore e një avioni është aftësia e avionit për të kryer fluturim të sigurtë.
Aktivitetet që sigurojnë vlefshmërinë ajrore të avionit ndahen në certifikimin dhe mbikëqyrjen e avionit, certifikimin dhe mbikëqyrjen e organizatave dhe individëve të përfshirë në vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore dhe mirëmbajtjen e avionit.
VAZHDUESHMËRIA E VLEFSHMËRISË AJRORE
Për të garantuar që një avion është në kushte për operim të sigurtë, duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme vlefshmëria ajrore e tij.
Në varësi të qëllimit të përdorimit të avionit, vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore mund të menaxhohet nga:
- Një linjë ajrore apo organizate individuale
- Një pronar pilot
Linjat ajrore apo organizatat e veçanta të menaxhimit të vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore duhet të miratohen nga AAC.