TË PËRGJITHSHME
Autoriteti i Aviacionit Civil është përgjegjëse për licencimin dhe mbikqyrjen e personelit të aviacionit civil si dhe certifikimin dhe mbikqyrjen e organizatave të trajnimit të personelit të aviacionit.
1. Licensimi i Personelit:
• Zbaton Rregulloret e kërkuara Operative për Legjislacionin Bazë të Aviacionit dhe i rishikon ato sipas nevojës, për licencisimin e personelit të aviacionit civil sipas parashikimeve të PEL në Shqipëri.
• Përgatit mjetet e nevojshme lidhur me zbatimin dhe aplikimin e Ligjeve, Rregulloreve, procedurave dhe Standarteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare për Licensimin e Personelit Ajror, Kontrolloreve të Trafikut Ajror, Personelit të Mirëmbajtjes së Avionit, si edhe çështjet mjekësore që lidhen me to.
• Harton procedura të detajuara për licencimin, konvertimin dhe validimin sic kërkohet nga rregulloret e zatueshme në Shqipëri;
• Ngre sistemin e aprovimin, disenjimit dhe mbikqyrjes së ekzaminuesve të AAC;
• Nëpërmjet Vlerësuesve Aeromjekësor kryen vlerësimet e raporteve dhe certifikatave të personelit të aviacionit të lëshuara nga ekzaminuesit mjekësor të autorizuar nga AAC;
• Verifikon përpuethshmërinë me rregulloret dhe standartet e aplikueshme nëpërmjet aktiviteteve të mbikqyrjes;
• Ngritja e një sistemi të ruajtjes së të dhënave dhe ruajta e tyre sipas kërkesave të rregulloreve në fuqi.
• Krijimi dhe përditësimi i librarisë së zyrës së Licensimit të personelit të Aviacionit civil.
2. Organizatat e Trajnimit:
• Certifikimi, miratimi organizatave të trajnimit të personelit ajror, kontrollorëve të trafikut ajror, inxhinierëve të mirëmbajtjes së avionëve dhe organizatave të tjera të trajnimit për qëllime të licensimit me mbështetjen teknike të DFS dhe DAN;
• Vlerësimi i kurrikulave dhe miratimi i programeve të trajnimit;
• Kualifikim i pajisjeve të trajnimit të simulimit të fluturimit (FSTD) dhe autorizimi i tyre
• për përdorim për trajnimi;
• Mbikqyrja e vazhdueshme e organizatave të certifikuara të trajnimit me mbështetjen teknike të DFS dhe DAN.
• Ruajtja e të dhënave për organizatat e trajnimit dhe trajnimet e stafit të AAC-së.
3. Njoftim për të Drejtën e Ankimit për Organizatat e Licencimit dhe Trajnimit
- Referenca: Dokumenti specifik i AAC-së që lidhet me revokimin ose pezullimin.
- Arsyet e Ankesës: Një shpjegim i detajuar i arsyeve për kundërshtimin e vendimit.
- Informacion Kontakti: Të dhëna të përditësuara për korrespondencë.
3. Notification of Appeal Rights for Licensing and Training Organizations
- Reference: The specific CAA document related to the revocation or suspension.
- Grounds for Appeal: A detailed explanation of the reasons for contesting the decision.
- Contact Information: Up-to-date details for correspondence.