Operime jo-tregtare me avion pa motor

Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil kryen mbikëqyrje për të përcaktuar përputhjen e vazhdueshme me rregulloret në fushën e operimeve të fluturimit.

I. Parashutistët
Përdorimi dhe mirëmbajtja e parashutës, hedhja me parashutë dhe vendet për hedhjen me parashutë rregullohen sipas Urdhëresës për parashutat (Urdhër i Ministrit të Transporteve nr.3746, datë 10.7.2017).

Hedhje dyshe me Parashutë
Hedhje dyshe me parashutë mund të kryhet nga personi i cili ka një klasifikim te vlefshëm si pilot i tillë. Një hedhje e tillë me parashutë në vendet natyrore lejohet për pilotin i cili ka të paktën 100 hedhje në dyshe.

Piloti i parashutës dyshe është i detyruar të informojë pasagjerin për:

  • ekzistencën ose jo të një politike siguracioni që mbulon rrezikun e lëndimit ndaj pasagjerit;
  • procedurat e emergjencës në avion;
  • procedurë e daljes/hedhjes nga avionit,
  • procedurë e rënies së lirë,
  • procedurat e aktivizimit të parashutës,
  • procedurën gjate mos hapjes së parashutës kryesore, 
  • procedurën e uljes/prekjes në tokë.

Piloti i parashutës dyshe duhet të zhvillojë dhe dokumentojë procedurat e informacionit për pasagjerët, të cilat mund të bëhen në formën e liste kontrollit.

Hedhjet me parashutë në vende natyrore.
Hedhjet me parashutë në vendet natyrore duhet të autorizohen nga ACAA. Kërkesa për autorizim të hedhjes me parashutë në vendet natyrore duhet të dorëzohet në Zyrën e dhënies së Autorizimit të Fluturimit.

Paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë bosh e 80/100 kg

Operimet e Fluturimit të paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë bosh e 80/100 kg, duhet të kryhen në përputhje me kërkesat e Urdhëresave në kushtet dhe mënyrën e përdorimit të paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë bosh e 80/100 kg, Urdhëresat për rregullat e ajrit Implementimin e Rregullave të Komisionit (EU) Nr. 923/2012 (SERA) Transpozuar nga UM nr. 3746, datë 10.7.2017; (BE) Ne 216/2008 transpozuar nga UM Nr. 3, dt. 07.02.2011; Reg.(BE) Nr. 965/2012, transpozuar nga UM 3746, dt. 10.07.2017.

Fluturimi i Pasagjerit (fluturimet dyshe)
Piloti cili ka kualifikimin për parashute dyshe, mund të marri një pasagjer.

Piloti i parashutës dyshe, është i detyruar të informoje pasagjerin për:

  • Ekzistencën ose jo të politikes së siguracionit që mbulon riskun e plagosjes të shkaktuar ndaj pasagjerit
    procedurat standarde dhe procedurat emergjente
  • Piloti i parashutës dyshe, bën një dokument procedure informacioni për pasagjerin, e cila mund të bëhet në formën e listë-kontrollit.


II. Balonat

Fluturimet e Operimit me Balona kryhen në përputhje me kushtet e Urdhëresës për kërkesat për operimet ajrore dhe kërkesat e organizimit që duhet të plotësohen nga operatorët e avionëve, Urdhëresat për rregullat e ajrit dhe Zbatimin e Rregulloreve të Komisionit (BE) Nr. 923/2012. Transpozuar nga Urdhri i Ministrit të Transporteve Nr. 49, datë 30.04.2012 dhe Nr. 152, dt. 09.04.2014

Gliderat (avionë pa motorë që tërhiqen nga një avion me motor, lëshohen dhe fluturojnë si rezultat i rrymave te ajrit)

Operimet e fluturimit të gliderave janë kryer në përputhje me kushtet e Urdhëresës për kërkesat për operimeve ajrore dhe mbi kërkesat e organizimit që duhet të plotësohen nga operatorët e avionëve, Rregullorja mbi rregullat e ajrit dhe Zbatimi i Rregulloreve të Komisionit (BE) Nr. 923/2012. transpozuar nga Urdhri i Ministrit të Transporteve nr. 3746/2017.