Të përgjithshme
Operime jo-tregtare me avionë kompleks, me motor (NCC)/ Operime të specializuara (SPO)
Operime jo-tregtare me avionë kompleks, me motor (NCC)/ Operime të specializuara (SPO)mund të kryhen nga një operator avioni që i është lëshuar një Certifikatë të Operimit të Avionit për operime jo-tregtare me avionë kompleks me motor. Operimet tregtare të specializuara mund të kryhen nga një operator avioni që i është lëshuar një Certifikatë të Operimit të Avionit për operime tregtare përveç transportit ajror tregtar. Për të marrë një certifikatë të operatorit, operatorët duhet të kryejnë një proces të plotë për të bindur Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar se ata janë kompetent për të siguruar operimin e sigurt të avionëve. Me lëshimin e Certifikatës së Operatorit, operatorët e avionëve i nënshtrohen mbikëqyrjes rigoroze nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për të përcaktuar pajtueshmërinë e vazhdueshme me rregulloret në fushën e sistemit të menaxhimit, kontrollit operacional, kryerjes së operimeve të fluturimit dhe shumë fusha të tjera.