Të përgjithshme

 

Transporti Ajror Tregtar (CAT)

Transporti Ajror Tregtar nënkupton transportin e udhëtarëve, ngarkesave dhe/ose postës me pagesë ose mënyra të tjera të kompensimit.

Transporti ajror tregtar mund të kryhet nga një operues avioni që i është lëshuar Certifikata e Operatorit Ajror dhe Licenca e Operimit nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Për të marrë Certifikatën e Operatorit Ajror dhe Licencën e Operimeve, një operator duhet të kryejë një proces të plotë për të bindur Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, që ata janë kompetentë për të siguruar funksionimin e sigurtë të avionëve. Me lëshimin e Certifikatës së Operatorit Ajror dhe Licencës së Operimeve, operatorët e avionëve u nënshtrohen një mbikëqyrjeje të rreptë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, me qëllim përcaktimin e pajtueshmërisë së vazhdueshme me udhëzimet/regulloret në fushën e sistemit të menaxhimit, kontrollit operacional, kryerjes së operimeve të fluturimit dhe shumë fusha të tjera.