Shqipëria mirëpriti Z. Nicolas Rallo, Drejtorin e ICAO-s për Evropën dhe Atlantikun e Veriut. Në takimin me Zv. Kryeministren, ai u njoh me strategjinë e Qeverisë shqiptare për aviacionin civil si dhe projektet në këtë sektor. Z. Rallo kreu vizita në Aeroportin “Nënë Tereza”, Albcontrol si dhe në kantierin e Aeroportit të Vlorës. AAC dhe AKISA informuan për përgatitjen në lidhje me ICVM si dhe masat e marra për sigurimin e kapaciteteve, monitorimin e performancës së operatorëve dhe cilësinë e shërbimit ndaj pasagjerëve. Z. Rallo rikonfirmoi zhvillimin mbresëlënës të industrisë dhe siguroi mbështetjen për sfidat e së ardhmes, si ambjenti, burimet njerëzore dhe mbrojtja kibernetike.