Së bashku me Eurocontrol, Albcontrol, TIA dhe kompanitë ajrore që operojnë në Shqipëri, u diskutua mbi menaxhimin e fluksit veror 2024. Eurocontrol do të mbështesë rishikimin e kapaciteteve aeroportuale e të trafikut ajror, si dhe optimizimin e operimeve në funksion të pritshmërive të pasagjerëve dhe Operatorëve Ajrorë. Shqipëria shprehu dëshirën t’i bashkohet platformës CCPM (Continuous Capacity and Performance Monitoring), e cila përdor teknologjinë për mbledhjen automatike të të dhënave operacionale.