REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2025

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e Përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të
kërkesës
Tarifa
1 8.2.25 Me pelqen fluturimi dhe jam i interesuar per ndonje kurs ku mund te marr license per avione te vegjel si Cessna 206.
A ofrohet dicka e tille ne Shqiperi?
Nese po, sa kushton trajnimi dhe licensa?
20.2.25 Ju informojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil ka pranuar deklaratën e Albania Aerosky DTO (www.albania-aerosky.com), e cila ofron trajnime teorike për PPL(A) – (Aeroplane).
Gjithashtu, mund të kontaktoni organizatat e aprovuara të trajnimit (ATO) që ofrojnë trajnime për PPL(A) dhe PPL(H) në vendet e Bashkimit Europian. Nëse synoni të licencoheni në Shqipëri, këto organizata duhet të jenë paraprakisht të pranuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.
Sa i përket kostove të trajnimit, ato ndryshojnë në varësi të ATO-së dhe programit të zgjedhur. Ne ju rekomandojmë të kontaktoni drejtpërdrejt ATO-të për informacion të detajuar mbi çmimet dhe kushtet e regjistrimit.
Tarifa aktuale për trajtimin e aplikimit për licencën PPL dhe pajisjen me karton në AAC është 20,000 lekë.
E plotë Nuk ka
2 12.2.25 Eshtë e mundur të kryej ekzaminimin tim fillestar për certifikatën mjekësore EASA Klasa I ( për pilot) në Shqipëri.
A mund të më konfirmoni nëse mund ta përfundoj këtë ekzaminim në Shqipëri? Nëse po, do t’ju isha mirënjohëse nëse mund të më dërgonit një listë të institucioneve ose klinikave të miratuara ku mund të kryej vlerësimin mjekësor të kërkuar.
Gjithashtu, do të doja të konfirmoja nëse është e mundur që qendra mjekësore që kryen ekzaminimin të vendosë “Hungary” si Autoriteti që ka lëshuar ose do të lëshojë licencën e pilotit në certifikatën mjekësore.
13.2.25 Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka certifikuar Spitalin “Salus” si Qendër Aeromjekësore (AeMC), ku mund të kryhen ekzaminimet aeromjekësore për të përfituar Certifikatën Mjekësore te klasit 1. Ekzaminuesi Ajror (AME) i kësaj Qendre Aeromjekësore është doktoresha Vincenzia Indelicatto, e cila është e autorizuar nga ENAC (Autoriteti i Aviacionit Civil Italian) për lëshimin e certifikatave mjekësore.
Për sa më sipër ju duhet të kontaktoni personalisht Spitalin “Salus” për të lënë takimin me doktoreshën Vincenzia Indelicatto si edhe për të marrë përgjigje nëse doktoresha mund të bëjë shënimin që kërkoni në Certifikatë.
E plotë Nuk ka
3

20.02.2025

Une qe po ju shkruaj  pak dite me pare kam mbaruar trajnimin inicial per pozicionin e punes Cabin Crew ose ekuipazh kabine.

Zoteroj dokumentat qe duhen per aplikimin e licences dhe do doja disa informacione sesi te procedoj me aplikimin

26.02.25

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar është përgjegjës për lëshimin e Dëshmisë së Ekuipazhit të Kabinës (Attestation) bazuar në kërkesat e Urdhrit të Ministrit Nr. 178, datë 20.12.2023, “Për kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil.” Ky akt transpozon Regulloren e BE-së Nr. 1178/2011, Aneksi V (Pjesa CC, CC.TRA.220), e cila përcakton se çdo anëtar i ekuipazhit të kabinës duhet të kryejë një kurs fillestar trajnimi dhe të nënshtrohet një provimi për të demonstruar njohuritë dhe aftësitë e tij.

Ky trajnim duhet të realizohet pranë një Organizate Trajnimi të miratuar nga një Autoritet Kompetent i Aviacionit Civil, sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e sipërcituar, Aneksi V (Pjesa CC).

Në rastin e aplikantëve që kërkojnë të pajisen me dëshminë e ekuipazhit të kabinës të lëshuar nga Shqipëria, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, ata duhet të kenë kryer trajnimin në një organizatë trajnimi të pranuar nga AAC.

Për të vijuar me aplikimin për lëshimin e Dëshmisë suaj, ju duhet të dorëzoni pranë zyrave të AAC dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesën zyrtare për lëshimin e Dëshmisë,
  • Formularin e aplikimit (bashkëlidhur), së bashku me detajet e trajnimit dhe kontrollit të njohurive për trajnimin fillestar,
  • Vlerësimin e përshtatshmërisë mjekësore
  • Faturën e pagesës prej 20,000 lekësh, bazuar në Urdhrin Nr. 11, datë 24.12.2024, “Për tarifat që zbatohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil.”

Ju sjellim në vëmendje se vetëm pasi të keni përfunduar edhe trajnimin për një tip specifik avioni, sipas kërkesave të CC.TRA.225, do të mund të operoni në një avion të caktuar pranë një operatori ajror.

Për çdo pyetje apo sqarim të mëtejshëm, mund të kontaktoni me AAC.

E plotë Nuk ka
4

04.03.2025

I send you this email to request some information on the procedure to be followed to perform high-risk commercial specialized operations in Albania.

One of our operators could have the opportunity to perform a low-level filming mission in Albania with an AS355 helicopter.

Could you please provide guidance on the necessary authorizations, and regulatory requirements that must be fulfilled? Additionally, if there are any specific documents or forms that need to be submitted, we would appreciate your advice on how to proceed.

 

For requests within EASA member states, all communication normally goes through the competent authority of the operator’s home country. Could you confirm if this is also the case for Albania, or should the operator directly contact the ACAA for approval?

Please let us know if there is a designated contact person or authority we should reach out to for further details.

10.03.25

In regards to the below email, Albanian Civil Aviation Authority would like to inform you that we follow the requirements of the 965/2012 and specifically:

 

ARO.OPS.150 Authorisation of high risk commercial specialised operations (f) Upon receiving an application for the issue of an authorisation for a cross-border high risk commercial specialised operation, the competent authority of the operator shall review the operator’s risk assessment documentation and standard operating procedures (SOP) in coordination with the competent authority of the place where the operation is planned to be conducted. When both authorities are satisfied with the risk assessment and SOP, the competent authority of the operator shall issue the authorisation.

 

AMC1 ARO.OPS.150(f) Authorisation of high risk commercial specialised operations

AUTHORISATION OF CROSS-BORDER HIGH RISK COMMERCIAL SPECIALISED OPERATION

(a) An authorisation for cross-border high risk commercial specialised operations should be issued by the competent authority, when both the competent authority itself and the competent authority of the place where the operation is planned to be conducted are satisfied that the risk assessment and SOPs are appropriate for the area overflown.

 

So, we expect that the Belgium CAA contacts us regarding their intention, send us the Risk assessment, SOP-s and the copy of the issued authorization for them. After we evaluate, we first coordinate with Belgium CAA to issue the approval. 

The operator can contact the clearance department only after approval from the operations sector.

 

Clearance contact: info-trafficrights@acaa.gov.al.

E plotë Nuk ka
5 06.03.25

Nga raportime të shpeshta apo edhe denoncime të qytetarëve, konstatohet se ka një numër të lartë fluturimesh të vonuara apo edhe të anuluara.

Në funksion të misionit tonë për të informuar në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ju lutem na sqaroni për pyetjet e mëposhtme:

 

  1. Sa është numri i fluturimeve me vonesa dhe raporti i tyre me fluturimet në total, performuar nga aeroporti i Tiranës dhe/ose me destinacion Aeroportin e Tiranës. Sa është numri i fluturimeve përgjatë vitit 2024, që janë shtyrë për disa orë, pra fluturimi ka nisur me vonesë (Edhe ato me më pak se 3 ore me vonesë).
  2. Na rendisni arsyet e vonesave të fluturimeve, dhe çfarë është bërë për ta rregulluar këtë handikap?
  3. Sa ankesa kanë bërë qytetarët për kompanitë, që nuk kanë respektuar oraret? (numrin e ankesave për kompani)
  4. Sa është vlera e dëmshpërblimeve të dhëna nga kompanitë për vonesa në fluturime apo anulim të fluturimeve gjatë vitit 2023?
  5. A kanë marrë autoritetet shqiptare ndonjë masë për vonesat në fluturime? Dhe cilat kompani?
17.03.25

1.       Sa është numri i fluturimeve me vonesa dhe raporti i tyre me fluturimet në total, performuar nga aeroporti i Tiranës dhe/ose me destinacion Aeroportin e Tiranës. Sa është numri i fluturimeve përgjatë vitit 2024, që janë shtyrë për disa orë, pra fluturimi ka nisur me vonesë (edhe ato me më pak se 3 orë me vonesë)?

 Gjatë vitit 2024 numri i fluturimeve (ulje+ ngritje) në Aeroportin e Tiranës kapi shifrën 68 288. Nga ky numër total fluturimesh vlerësohet se 1.4% janë vonesat nga TIA për 100 fluturime, duke përfshirë këtu vonesa më pak dhe më shumë se 3 orë. Sjellim përsëri në vëmendjen tuaj se, Autoriteti i Aviacionit Civil administron të dhëna për vonesa dhe anullime vetëm për operimet me nisje nga Aeroporti i Tiranës.

 

2.      Na rendisni arsyet e vonesave të fluturimeve dhe çfarë është bërë për ta rregulluar këtë handicap

Arsyet kryesore të vonesave janë sa më poshtë:

–  Vonesë nga fluturimet paraardhëse të inicuara në aeroporte të Komunitetit Evropian apo jashtë saj

–   Mungesë kapacitetesh në hapësirë për shkak të konfliktit me Ukrainën

–   Mot i keq

–   Greva të stafit të aviacionit

–   Probleme/difekte teknike

–   Mungesë ekuipazhi dhe limiteve të orëve të fluturimit të ekuipazhit në konformitet me kërkesat e kërkuara rregullatore. 

Gjatë vitit 2024 këto problematika janë administruar, si dhe po vijojnë të administrohen nëpërmjet:

– Shtimit të kapaciteteve aeroportuale si numri i portave dalëse (gate), shtimit të numrit të parkimeve si për pasagjerët dhe për avionët në pistë, shtimi i hapësirës për vendqëndrimete pasagjerëve përfshi këtu edhe pasagjerët invalidë apo persona me aftësi të kufizuara lëvizëse, shtim i numrit të pikave për tërheqjen e bagazheve, zgjatimi i pistës, shtim i skanerave të sigurisë etj

–   Rritja e numrit të burimeve njerëzore nga kompanitë ajrore, aeroportet dhe shërbimet e trafikut ajror, si dhe përfshirja e tyre në aktivitete të vazhdueshme trajnimi

–  Shtimi i pajisjeve për shërbimet e përpunimit në tokë në raport me rritjen e fluksit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Vlerësimi për këtë bëhët gjithmonë në raport me kërkesat që vijnë nga operatorët ajrorë për operime drejt/nga aeroporti i Tiranës.

– Përdorimi i teknologjisë në aeroport

– Vijimi i mbledhjeve ditore me kompanitë ajrore, kryesisht low cost, në lidhje me situacionet dhe problematikat operacionale me qëllim parashikimet e vonesave, njoftimet për to dhe riorganizimet aeroportuale dhe të trafikut ajror

-Ndjekja dhe vlerësimi i vazhdueshëm i përformancës së operatorëve ajrorë dhe bashkëpunimi me to për nevoja përmirësuese.

-Zbatimi i aktiviteteve monitoruese/inspektuese/ audituese për sigurimin e shërbimeve cilësore në aeroport.

-Sensibilizimi i pasagjerëve jo vetëm për të drejtat e tyre, por edhe për detyrimet kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit, si mënyrë për të reduktuar arsyet e vonesave për shkak të përqasjeve të pasagjerëve në të gjitha pikat e akesuara prej tij në aeroport etj.

– Konsultimi i herpashershëm i të dhënave të Eurocontrol dhe ICAO (Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil) për parashikime të vonesave duke qenë se përqindja më e madhe e tyre ndodhin për shkak të fluturimeve të mëparshme të ndodhura në destinacionin para mbërritjes në Aeroportin e Tiranës.   

 

3.      Sa ankesa kanë bërë qytetarët për kompanitë, që nuk kanë respektuar oraret? (numrin e ankesave për kompani)

Në tabelën më poshtë janë të dhënat në lidhje numrin e ankesave vetëm për vonesat dhe kompensimeve të vlerësuara në raport me 100 fluturime.

Tabela 1: Ankime dhe kompensime Janar – Dhjetor 2024

Nr

Kompanitë ajrore

Numri i  

fluturimeve (ulje+ngritje)

Numri i ankesave për vonesa në  AAC*

Numri i ankesave për

 100 fluturime

Kompensime

1

Air Albania

3, 186

36

1.12%

19

2

Wizz Air

32, 164

108

0.3%

101

3

Austrian Airline

1,802

1

0.05%

1

4

Eurowings

530

1

0.18%

1

5

Pegasus

1,240

1

0.08%

0

6

Lufthansa

1, 982

5

0.25%

4

7

Ryanair*

15, 002

9

0.06%

8

 Shënim: *Autoriteti i Aviacionit Civil ka detyrimin të ndjekë vetëm ankesat që i drejtohen këtij Autoriteti nga pasagjerët, pa përfshirë ankesat që dërgohen direkt tek transportuesi ajror dhe AAC nuk njoftohet

 

4.      Sa është vlera e dëmshpërblimeve të dhëna nga kompanitë për vonesa në fluturime apo anulim të fluturimeve gjatë vitit 2024

Ashtu sikurse ju kemi bërë me dije edhe në përgjigjen e mëparshme mbi kërkesën tuaj për informacion të vitit 2023 dhe 5mujorit të parë të vitit 2024, Autoriteti i Aviacionit Civil në funksionet dhe kompetencat e tij sipas bazës ligjore që rregullojnë zbatimin e të drejtave të pasagjerëve, nuk kërkon dhe mbledh informacion për vlerën e dëmshpërblimit që ka kryer çdo kompani ajrore, por vetëm mbështet pasagjerët në procesin e kompensimit ligjor që u takon nga operatori ajror.

 

5.      A kanë marrë autoritetet shqiptare ndonjë masë për vonesat në fluturime? Dhe cilat kompani?

Autoriteti i Aviacionit Civil bazuar në funksionet e tij mbikëqyrëse dhe rregullbërëse ka gjithmonë në fokus marrjen e masave për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve që lidhen me aviacionin civil, bazuar tërësisht në bazën rregullatore që i mbështet ato. Në kuadër të masave parandaluese dhe përmirësuese AAC zhvillon aktivitete monitoruese, inspektuese dhe audituese të planifikuara dhe jo të planifikuara, të cilat bëhen element orientues për aeroportin, shërbimin e trafikut ajror dhe kompanitë ajrore në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimeve të shërbimeve që ofrojnë. Paralelisht me këtë AAC ofron gjithmonë asistencën teknike sipas nevojës, nëpërmjet konsultimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me to. Në varësi të mbarëvajtjes së zbatimit ligjor të detyrimeve që rrjedhin për çdo njësi të sipërpërmendur, vlerësohet nëse nevojitet ndërhyrja me masa shtrënguese, por që deri tani kanë gjetur zgjidhje me masa parandaluese, bashkëpunuese dhe përmirësuese. Një punë e konsiderueshme është bërë me operatorët ajrorë në drejtim të kompensimit të pasagjerëvë në rast të vonesave mbi 3 orë, kur përbën rast. Ka rezultate positive në këtë drejtim veçanërisht nga operatorët ajrorë low cost që mbulojnë pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri. Theksojmë se, pjesa më e madhe e vonesave vijnë për pasojë e efektit domino, vonesa nga fluturime të mëparshme që ndodhin jashtë aeroportit të Tiranës.

 

6.      Çfarë mbrojtje i rezervon legjislacioni shqiptar për qytetarët?

Shteti shqiptar ka transpozuar rregulloren evropiane 261/2004 për të drejtat e pasagjerëve, e specifikisht Urdhri i Ministrit nr.1, datë 26.2.2013 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit dhe vonesës gjatë fluturimeve”, si dhe rregulloren evropiane 1107/2006 transpozuar me Urdhrin e MInistrit Nr.326, datë 22.12.2014 “Për të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit”. Në kuadër të këtyre Urdhrave të gjithë aktorët e përfshirë zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ky ligj dhe Autoriteti i Aviacionit Civil monitoron në mënyrë frekuente zbatimin e tyre. Gjithashtu, AAC ka njësi të dedikuar për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet ajrit, strukturë e cila ofron shërbim ndaj pasagjerëve për çdo nevojë të tyre të lidhur me bazën e mësipërme rregullatore.

 

 

 

E plotë Nuk ka