Raportimi

 

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka vendosur sigurinë si prioritet të saj kryesore dhe ka krijuar sisteme të Raportimit të Detyrueshëm të Ngjarjeve dhe Raportimit Vullnetar, si dhe analizimin dhe aplikimet e masave te duhura të përshtatshme për të reduktuar rreziqet në një nivel të ulet dhe të pranueshëm.

Raportimi i ngjarjes është përcaktuar nga:

Rregullorja e BE 376/2014 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 3 Prill 2014 mbi raportimin, analizën dhe ndjekjen e ngjarjeve në aviacionin civil, duke ndryshuar Rregulloren (EU) Nr. 996/2010 të Parlamentit Evropian dhe të (KE) Nr.1330/2007 dhe (EC) Nr 1330/2007 (ketu dhe me pas: Rregullorja);

Implementimi i Rregullores se Komisionit (BE) 2015/1018 e datës 29 qershor 2015 që shtjellon një listë që klasifikon ngjarjet në aviacionin civil që raportohen në mënyrë të detyrueshme sipas Rregullores (EU) Nr 376/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit; dhe

Urdhëresa për zbatimin e Rregullores (BE) 376/2014. të datës 3 prill 2014 për raportimin, analizën dhe ndjekjen e ngjarjeve në aviacionin civil

Kjo rregullore synon të përmirësojë sigurinë e aviacionit duke siguruar që informatat relevante të sigurisë në lidhje me aviacionin civil të raportohen, grumbullohen, ruhen, mbrohen, shkëmbehen, shpërndahen dhe analizohen. Kjo Rregullore siguron: që veprimet e sigurisë të ndërmerren në kohën e duhur bazuar në analizën e informacionit të mbledhur; disponueshmëria e vazhdueshme e informacionit të sigurisë duke futur rregulla mbi konfidencialitetin dhe përdorimin e duhur të informacionit dhe nëpermjet harmonizimit dhe forcimit te mbrojtjes së raportuesve dhe personave të përmendur në raportet e ndodhive; dhe keto risqete sigurisë në aviacionjane marre ne konsiderate dhe trajtohen/zgjidhen si në nivelin e BE ashtu edhe në atë kombëtar.

Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo t’i vihet faji ose përgjegjësia.

Kjo rregullore përcakton rregullat për:

  • raportimin e ngjarjeve që rrezikojnë ose të cilat, nëse nuk korrigjohen ose adresohen, do të rrezikojnë një avion, pasagjeret e tij, çdo person tjetër, pajisje ose instalim që ndikojnë në operimet e avionëve; dhe, raportimin e informacionit tjetër qe ka te beje me sigurinë perkatese në atë kontekst;
  • analizën dhe veprimin pasues në lidhje me ngjarjet e raportuara dhe informacione të tjera lidhur me sigurinë;
  • mbrojtja e profesionistëve të aviacionit;
  • përdorimi i drejte i informacionit të mbledhur për sigurinë;
  • integrimin e informacionit brënda Qendres Kryesore Europiane; dhe
  • shpërndarjen e informacionit anonim tek pjestarët e interesuar me qëllim që palëve të tilla tu sigurohet informacioni i nevojshëm për të përmirësuar sigurinë e aviacionit.

Personat fizikë të mëposhtëm duhet të raportojnë ndodhitë përmes sistemit të detyrueshëm të ndodhise:

  • pilot në komandë [1], ose në rastet kur piloti në komandë nuk është në gjendje të raportojë ngjarjen, çdo anëtar tjetër i ekuipazhit sipas shkalles hierarkikete komandimit të një avioni të regjistruar në një Shtet Anëtar ose një avion të regjistruar jashtë BE, por përdoret nga një operator për të cilin një Shtet Anëtar siguron mbikëqyrjen e operimeve ose një operatori të vendosur në BE;
  • një person qe merr pjese në projektimin, prodhimin, monitorimin e vazhdueshëm të vlefshmërisë ajrore, mirëmbajtjen ose modifikimin e një avioni ose ndonjë pajisjeje ose pjese të tij, nën mbikëqyrjen e një Shteti Anëtar ose të Agjencisë;
  • një person që nënshkruan certifikatën e rishikimit të vlefshmërisë ajrore ose lëshimin/per fluturim në lidhje me një avion ose çdo pajisje ose pjesë të tij, nën mbikëqyrjen e një Shteti Anëtar ose të Agjencisë;
  • një person i cili kryen një funksion që kërkon që ai ose ajo të autorizohet nga një Shtet Anëtar si një anëtar i stafit të një ofruesi të shërbimit të trafikut ajror, i ngarkuar me përgjegjësitë që lidhen me shërbimet e navigacionit ajror ose si oficer i shërbimit të informacionit të fluturimit;
  • një person që kryen një funksion të lidhur me menaxhimin e sigurisë të një aeroporti në të cilin zbatohet UM nr.3/2011;
  • personi i cili kryen një funksion të lidhur me instalimin, modifikimin, mirëmbajtjen, riparimin, rishikimin, kontrollin e fluturimit ose inspektimin e objekteve të navigimit ajror për të cilin një Shtet Anëtar siguron mbikëqyrjen;
  • një person i cili kryen një funksion të lidhur me perpunimin ne tokë të avionëve, duke përfshirë karburantin, përgatitjen e dokumentit të ngarkesës, ngarkimin, shkrirjen e akullit dhe rimorkimin në një aeroport të perfshire nga UM nr.3/2011.

Zbatimi i Rregullave te  përbëra ne vazhdimesi nga lista e dukurive që kërkohet për të raportuar nëpërmjet sistemit të detyrueshëm të ngjarjes. Zbatimi i rregullit përbëhet nga pesë anekse me nje mardhenie të qartë midis raportuesit dhe ngjarjes së detyrueshme për tu raportuar.

Urdhëresa përcakton autoritetet kompetente të caktuara për zbatimin e Rregullores në Republikën e Shqiperisë. Anekset e Urdhëresës përmbajnë forma të aplikueshme për raportimin e ngjarjeve dhe skemën ICAO-s për klasifikimin e riskut.

[1] Pilotët e aeroplanëve të EASA dhe Aneksit II, sëbashku janë të përfshire në Regullore