Qielli i Vetëm Evropian
Sfidat e reja në transportin ajror, si reduktimi i vonesave, përmirësimi i standardeve të sigurisë, ulja e kostove të shërbimeve ajrore dhe zvogëlimi i gjurmës mjedisore të aviacionit, treguan që ishin shumë të vështira për hapësirën ajrore ekzistuese Evropiane për shkak të fragmentizimit dhe joefikasitetit të Sistemeve Evropiane të Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe shërbimet e lidhura të lundrimit ajror. Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, vendet anëtare të BE-së kanë nisur nismën e ashtëquajtur “Qielli i Vetëm Evropian (SES)” në vitin 2004. Qëllimi i kësaj nisme ishte krijimi i një menaxhimi të trafikut ajror që do të shpërfillte kufijtë kombëtarë dhe do të krijonte hapësirën e vetme ajrore evropiane, duke arritur objektivat e mëposhtme:
a) Përmirësimi i performancës së sigurisë me një faktor prej 10,
b) Një rritje në kapacitet prej trefish aty ku është e nevojshme,
c) Të zvogëlojë shpenzimet e shërbimeve ATM për përdoruesit e hapësirës ajrore me 50%
d) Një reduktim prej 10% në efektet që kanë fluturimet në mjedis.
Kuadri rregullator për zbatimin e SES përbëhet nga katër rregullore:
- Rregullorja (KE) 549/2004 që përcakton kornizën për krijimin e Qiellit të Vetëm Evropian (Udhëzimi Nr.5 datë 03.06.2010),
- Rregullorja (KE) 550/2004 mbi dispozitat e Shërbimit të Navigimit Ajror në Qiellin e Vetëm Evropian (Udhëzimi Nr.6 dt 03.06.2010),
- Rregullorja (KE) 551/2004 mbi Organizimin dhe Përdorimin e Hapësirës Ajrore Brenda Qiellin të Vetëm Evropian, (Udhëzimi Nr.7 dt 03.06.2010) ,
- Rregullorja (KE) 552/2004 për Ndërveprimin në rrjetin Evropian të Menaxhimit të Trafikut Ajror. (Udhëzimi Nr.8 dt 03.06.2010)
Paketa rregullatore SES 1 u ndryshua në vitin 2009 (SES 2) kur u prezantuan mekanizmat e bazuar në kompetenca (Rregullorja (KE) 1070/2009).
Sëfundmi, përt ë kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të transportit ajror dhe përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm të shërbimeve të navigimit ajror, do të zhvillohet Skema e Performancës SES. Rregullorja (BE) Nr. 390/2013 që përcakton skemën e performancës për shërbimet e navigimit ajror dhe funksionet e rrjetit (SL L 128, 9.5.2013) përcakton që planet e performancës për periudhën e referuar në vijim duhet të vendosen në nivelin e blloqeve funksionale të hapësirës ajrore.