Puna për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës po vijon me ritme të larta. Krahas pistës, po punohet edhe për ngritjen e të gjithë infrastrukturës aeroportuale që janë pjesë e këtij projekti madhor, i cili do të jetë gati në afatin që kemi premtuar, duke i dhënë #Vlorës, Shqipërisë dhe të gjithë rajonit një aeroport model i cili do të ofrojë shërbime të cilat kanë munguar deri më tani.