EASA- Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (safety) publikoi botimin e 10-t të Planit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EPAS) për periudhën 2021 – 2025.

EPAS përcakton përparësitë strategjike dhe mundësuesit, dhe risqet kryesore që prekin sistemin evropian të aviacionit, ndërsa përcakton gjithashtu veprimet e nevojshme për të zbutur risqet, me objektivin kryesor atë të përmirësimit të mëtejshëm të sigurisë së aviacionit në operim (safety).

Plani siguron një kornizë koherente dhe transparente për menaxhimin e sigurisë (safety), si në nivelin Shtetëror ashtu edhe në atë rajonal.

EPAS është një komponent kyç i Programit Evropian të Sigurisë së Aviacionit të Komisionit (EASP), për të mbështetur qëllimet dhe objektivat e Planit Global të Sigurisë së Aviacionit (safety) ICAO (GASP) për përfitimin e të gjithë 55 Shteteve në rajonin e ICAOs për Evropën  EUR.

Edicioni i ri përfshin 170 veprime, ndër të cilat veprimet e hartimit të rregullave që u rishikuan për të lehtësuar barrën e palëve të interesuara gjatë krizës së paparë me të cilën po përballet tani sektori i aviacionit. Për të siguruar më shumë kontekst mbi ndikimin e COVID-19 në sektorin e aviacionit evropian është përfshirë një Seksion i ri. Për më tepër, Vëllim i ri (III) aty pasqyron fushat kryesore të riskut dhe çështjet e lidhura të sigurisë (safety) që prekin sistemin evropian të aviacionit.

Përmbajtja:

EPAS 2021-2025 Volume I

EPAS 2021-2025 Volume II

EPAS 2021-2025 Volume III

How EPAS is developed

EPAS action types and templates

List of Acronyms and Definitions

Working groups and Bodies having a role in EPAS

Për më shumë informacion ju lutem shikoni: European Plan for Aviation Safety 2021-2025.