Pasagjerët

 

Mallrat e rrezikshme që merren nga pasagjerët ose ekuipazhi.

Mallrat e rrezikshme janë artikuj ose substanca të cilat janë në gjendje të paraqesin rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën ose mjedisin dhe të cilat janë paraqitur në listën e mallrave të rrezikshme në Udhëzimet Teknike ose që klasifikohen si te tilla sipas këtyre udhëzimeve.

Shumë sende të zakonshme që përdoren çdo ditë në shtëpi ose në vendin e punës mund të duken të padëmshme, por kur transportohen nga ajri mund të jenë shumë të rrezikshme. Gjatë fluturimit ndryshimet në temperaturë dhe presion mund të shkaktojnë rrjedhje të disa prej ketyre lendeve, prodhojnë tymra toksike ose të shkaktojnë një zjarr.

Në përgjithësi, mallrat e rrezikshme janë të ndaluara në valixhe ose në bagazhe. Megjithatë ekzistojnë lende te tilla qe me përjashtime të caktuara jane për kujdesin personal, nevojat mjekësore, pajisjet sportive dhe sendet për të mbështetur udhëtarët me aftësi fizike te kufizuara. Pjesa 8 e Udhëzimeve Teknike për Transportin e Sigurtë të Mallrave të Rrezikshme nga Ajri (ICAO Doc 9284-AN / 905), botimi 2017-2018, në të cilin janë parashikuar dispozita për mallrat e rrezikshme të transportuara nga udhëtarët ose ekuipazhi, është ndryshuar.

Dispozitat e Udhëzimeve Teknike duhet të zbatohen për të gjitha operimet e aviacionit civil ndërkombëtar dhe të brëndshme në përputhje me dispozitat e Aktit për Transportin e Mallrave të Rrezikshme dhe Rregulloren për menyrat dhe kushtet për transportin e mallrave të rrezikshme nga ajri. Duhet të theksohet se, në përputhje me kërkesat e sigurisë, disa nga artikujt (lëngjet, aerosolet dhe kremërat) tani i nënshtrohen kufizimeve sasiore më shtrënguese kur mbahen në bagazhet e dorës nga ato të specifikuara në Pjesën 8-të Udhëzimeve Teknike.
Nëse keni në plan të mbani një ose më shumë artikuj që kërkojnë miratimin e operatorit (reve), ju lutemi më parë kontaktoni linjat ajrore tuaj para ditës së planifikuar të udhëtimit. Linjat Ajrore rezervojnë të drejtën të mos pranojnë ndonjë artikull të veçantë për transport.

Udhëzim mbi mallrat e rrezikshme të transportuara nga pasagjerët ose ekuipazhi