Operime të specializuara tregtare me rrezik të lartë (HR COM SPO)

 

Urdhri i Ministrit Nr. 3746, datë 10.07.2017, Pjesa – SPO

Operim i specializuar me rrezik të lartë,  nënkupton çdo operim tregtar i avionëve të specializuar i kryer në një zone, ku në rast emergjence siguria e palëve të treta në terren ka të ngjarë të rrezikohet ose, siç përcaktohet nga autoriteti kompetent i vendit ku kryhet operimi i avionëve të specializuar tregtar që, për shkak të natyrës së saj specifike dhe mjedisit lokal në të cilin zhvillohet, paraqet një rrezik të lartë, veçanërisht për palët e treta në terren;
Para fillimit të një operimi të specializuar tregtar me rrezik të lartë, operatori i specializuar tregtar shqiptar apo i huaj do të aplikojë dhe të marrë një autorizim të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në përputhje me ORO.SPO.110 Rregullorja (BE) 965/2012. Në Republikën e Shqipërisë kërkohet autorizimi për veprimtari të specializuar komerciale me rrezik të lartë kur aktivitetet/operacionet në vijim kryhen në mënyrë tregtare:

– Operimet e Helikopterit me ngarkesa të jashtme që lëkunden (HESLO);
– Operimet njerëzore me ngarkesa të jashtme (HEC);
– Lëshimi ose spërkatja nga një avion gjatë fluturimit;

Çdo operacion i specializuar tregtar nën lartësitë minimale SERA mbi zonat e populluara të qyteteve, qytezave apo vendbanimeve ose mbi një grumbullim të hapur të njerëzve.

Procedura për dhënien e një (HR COM) Autorizimi Shqiptar i SPO me një risk të larte:

Para fillimit të operimeve, operatori duhet të aplikojë për një Kërkesë Aplikimi për aprovimin e operimeve të specializuara tregtare me rrezik të lartë (FOD-FRM-013) dhe të bashkëngjisë dokumentacionin e kërkuar me  Urdhrin e përbashkët të Ministrave,  Nr. 225, datë 13.05.2013 për tarifë administrative (www.acaa.gov.al)

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar do të shqyrtojë dokumentacionin e vlerësimit të rrezikut të operatorit dhe procedurat standarde të operimit (PSO) lidhur me një ose më shumë operime të planifikuara dhe të zhvilluara në përputhje me kërkesat përkatëse të Aneksit VIII (Pjesa SPO) të Rregullores (BE) 965/2012; transpozuar nga Urdhri i Ministrit të Transporteve Nr. 151, datë 09.04.2014 të ndryshuar dhe amenduar;

Kur është i bindur me vlerësimin e rrezikut dhe SPO, Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil lëshon Autorizimin. Kushtet në të cilat një operator është i autorizuar për të kryer një ose më shumë operime tregtare me rrezik të lartë janë të specifikuara në autorizim.

E rëndësishme: Me qëllim të verifikimit të procedurave standarde operative të Operatorit, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar mund të kryejë një auditim në objektet e operatorit ose të kërkojë kryerjen e një ose më shumë fluturimeve demonstruese të kryera sikur të ishin operime të specializuara tregtare me rrezik të lartë.

Procedura e Autorizimit Shqiptar për kalimin kufitar HR COM për operime tregtare me rrezik të larte:

Operatori duhet të aplikojë për autorizimin e operimeve speciale tregtar me risk të larte tek autoriteti i tij  kompetent ;

Autoriteti kompetent i operatorit duhet të shqyrtojë dokumentacionin e vlerësimit të rrezikut të operatorit dhe procedurat standarde të operimit (PSO) në koordinim me autoritetin kompetent të vendit ku është planifikuar të kryhet operimi.

Kur të dy autoritetet janë të kënaqur me vlerësimin e rrezikut dhe PSO, autoriteti kompetent i operatorit lëshon autorizimin.

Informacion shtesë:

Më shumë informacion mbi operimet e specializuara dhe operimet tregtare të specializuara me rrezik të lartë janë në dispozicion tek:  https://www.easa.europa.eu/easa-and-you/air-operations/specialised-operations-spo ose ti adresojë pyetjet tek adresa e elektronike: info@acaa.gov.al