Operime jo-tregtare me avion pa motor
Të përgjithshme
Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil kryen mbikëqyrje për të përcaktuar përputhjen e vazhdueshme me rregulloret në fushën e operimeve të fluturimit.
Parashutistët
Përdorimi dhe mirëmbajtja e parashutës, hedhja me parashutë dhe vendet për hedhjen me parashutë rregullohen sipas Urdhëresës për parashutat (Urdhër i Ministrit të Transporteve nr. 3746, datë 10.7.2017).
Hedhje dyshe me Parashutë
Hedhje dyshe me parashutë mund të kryhet nga personi i cili ka një klasifikim të vlefshëm si pilot i tillë. Një hedhje e tillë me parashutë në vendet natyrore lejohet për pilotin i cili ka të paktën 100 hedhje në dyshe.
Piloti i parashutës dyshe është i detyruar të informojë pasagjerin për:
- ekzistencën ose jo të një politike siguracioni që mbulon rrezikun e lëndimit ndaj pasagjerit;
- procedurat e emergjenceë në avion;
- procedurë e daljes/hedhjes nga avionit,
- procedurë e rënies së lirë,
- procedurat e aktivizimit të parashutës,
- procedurën gjatë mos-hapjes së parashutës kryesore, dhe
- procedurën e uljes/prekjes në tokë.
Piloti i parashutës dyshe duhet të zhvillojë dhe dokumentojë procedurat e informacionit për pasagjerët, të cilat mund të bëhen në formën e listë-kontrollit.
Hedhjet me parashutë në vende natyrore.
Hedhjet me parashutë në vendet natyrore duhet të autorizohen nga ACAA. Kërkesa për autorizim të hedhjes me parashutë në vendet natyrore duhet të dorëzohet në Zyrën e dhënies së Autorizimit të Fluturimit.
Paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë boshe 80/100 kg
Operimet e Fluturimit të paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë bosh e 80/100 kg, duhet të kryhen në përputhje me kërkesat e Urdhëresave në kushtet dhe mënyrën e përdorimit të paragliders, deltaplane, parashuta me motor dhe glider/aeroplanët pa motor, me peshë boshe 80/100 kg, Urdhëresat për rregullat e ajrit, Implementimin e Rregullave të Komisionit (EU) No 923/2012 (SERA) Transpozuar nga U.M. Nr, 3746, datë 10.7.2017; (BE) No 216/2008 transpozuar nga U.M. Nr. 3, dt. 07.02.2011; Reg.(BE) No 965/2012, transpozuar nga U.M. 3746, dt. 10.07.2017.
Fluturimi i Pasagjerit (fluturimet dyshe)
Piloti i cili ka kualifikimin për parashutë dyshe, mund të marri një pasagjer.
Piloti i parashutës dyshe, është i detyruar të informojë pasagjerin për:
Ekzistencës ose jo të politikës së siguracionit që mbulon riskun e plagosjes të shkaktuar ndaj pasagjerit, procedurat standarte dhe procedurat emergjente.
Piloti i parashutës dyshe, bën një dokument procedurë informacioni për pasagjerin, e cila mund të bëhet në formën e listë-kontrollit.
Balonat
Fluturimet e Operimit me Balona kryhen në përputhje me kushtet e Urdhëresës për kërkesat për operimet ajrore dhe kërkesat e organizimit që duhet të plotësohen nga operatorët e avionëve, Urdhëresat për rregullat e ajrit dhe Zbatimin e Rregulloreve të Komisionit (BE) Nr. 923/2012. Transpozuar nga Urdhri i Ministrit të Transporteve Nr .49, datë 30.04.2012 dhe Nr. 152, dt. 09.04.2014
Gliderat
(avionë pa motorrë që tërhiqen nga një avion me motor, lëshohen dhe fluturojnë si rezultat i rrymave të ajrit)
Operimet e fluturimit të gliderave janë kryer në përputhje me kushtet e Urdhëresës për kërkesat e operimeve ajrore dhe mbi kërkesat e organizimit që duhet të plotësohen nga operatorët e avionëve, Rregullorja mbi rregullat e ajrit dhe Zbatimi i Rregulloreve të Komisionit (BE) Nr. 923/2012. Transpozuar nga Urdhëri i Ministrit të Transporteve Nr. 3746/2017.