External Expert of Flight Operations Inspector

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon të kontraktojë një ekspert të përshtatshëm teknik të kualifikuar në fushën e operimeve ajrore, për të kryer detyra që lidhen me proceset e certifikimit në drejtim të lëshimit të COA për operatorët e rinj, ndryshimet e saj, mbikqyrjen e operatorëve ajror ekzistues në përputhje me kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe rishikimin e përmirësimin e procedurave të brendshme të sektorit të operimeve në fluturim.

Dokumentacioni

Për të provuar kualifikimet dhe aftësitë, kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
– Letër shprehje interesi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë Universitare e Nivelit të Dytë;
– Certifikata trajnimi;
– Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Dorëzimi i dokumenteve

Kandidatët ftohen që të dërgojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin e kërkuar brenda datës 08 Maj 2024, ora 16:30, në adresën:

Autoriteti i Aviacionit Civil
Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205
Tiranë, Shqipëri

Për më shumë informacion dhe detaje, shkarkoni Termat e Referencës  më poshtë:

Annex IV Legal Entity
Annex III Financial Identification Form
Call for Expression of Interest external expert flight operations
Declaration Honour
Draft contract external expert
Evaluation Grid
TOR expert english April 2024