Mundësimi i fluturimeve transatlantike, përveç infrastrukturës aeroportuale për të cilën po punohet, kërkon koordinim midis Autoritetit të Aviacionit Civil, FAA-së dhe TSA-së. Sot, AAC mirëpriti vizitën e ekipit të TSA-së për këtë qëllim. Në takim u diskutua edhe për projektin “Balkan Spirit”, i financuar nga Homeland Security dhe Departamenti i Shtetit, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë në aviacion.