4 shkurt 2022 – Në vijim të punës përgatitore për implementimin e sistemeve API/PNR në Shqipëri, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, u mbajt një takim pune me oficerët e huaj të kontaktit të strukturave policore dhe të projekteve që mbështesin Policinë e Shtetit, prezente në Shqipëri. I ftuar në këtë aktivitet Z. Maksim Et’hemaj Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, në takime me drejtuesit e lartë të policisë dhe pjesëmarrës të tjerë pati mundësinë të evidentoj mbështetjen që AAC i ka dhënë veprimtarisë së Njësisë së Informacionit të Pasagjerit (NIP) dhe të rikonfirmoj gatishmërinë e AACs për të vijuar më tej mbështetjen për implementimin e sistemeve API/PNR në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin shqiptar të miratuar së fundi, në këtë fushë.
Përgatiti: B.Hazizaj