Tiranë, 2 Shkurt 2021
 
Referuar takimit të datës 1 shkurt 2021, Komiteti i Ekspertëve COVID-19 vendosi që të vazhdohet me ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një vlerësim tjetër, deri në një moment të dytë, ku do ta rivlerësojmë përsëri në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike, tha Prof. Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve (https://shendetesia.gov.al/).
 
 
Tiranë 16 Janar 2021.
 
Komiteti Teknik i Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 Shkurt 2021 e më pas do të bëhet një tjetër rivlerësim i situatës.
Ky vendim bazohet në Urdhërin Nr.682, datë 21.12.2020, të ndryshuar, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, PËR NDALIMIN E LËVIZJES PËRMES RRUGËVE AJRORE ME BRITANINË E MADHE.
Qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe (me rrugë të tjera transporti) duhet të karantinohen për 14 ditë.