30 Gusht, 2021
Lidhur me masat anti-COVID u morën në kuadër të kufizimit të koronavirusit, zv.ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në ambientet e brendshme të aeroporteve do të lejohen të futen vetëm udhëtarët, të cilët kanë gjithashtu detyrim mbajtjen e maskës. Si pasojë, familjarët nuk do të lejohen më të futen në aeroport për të shoqëruar të afërmit.
“Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur familjarët e tyre. Pasagjerët duhet ta zbatojnë mbajtjen e maskës”, tha Rakacolli.
Lidhur me vendimin për qytetarët që hyjnë në vendin tonë, i cili do të aplikohet nga 6 shtatori, Rakacolli tha se ata duhet të disponojnë një nga 3 dokumentet e kërkuara.
“Të kenë ose pasaportën e vaksinimit, ose të kenë PCR të bërë 72 orë para, ose testi i antigenit që është bërë jo më vonë se 48 orë. Kjo vlen dhe për tranzitët. Për ata që nuk kanë asnjë prej këtyre, duhet të bëjnë karantinën. Pas 10 ditësh karantinë, duhet të bëjë testin. Masat mund të ndryshojnë sërish.”, shtoi ajo.