LËSHIMI I CERTIFIKATËS SË VLEFSHMËRISË AJRORE (CofA) DHE CERTIFIKATËS SË RISHIKIMIT TË VLEFSHMËRISË AJRORE (ARC)
Aplikimi për Certifikatën e Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatën e Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të bëhet duke dërguar format e aplikimit të publikuara në lidhjen “Publikimet dhe format”. Format do të dërgohen në AAC së paku dy muaj përpara sjelljes së avionit dhe fillimit të operimeve.
Lëshimi i Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të bëhet në përputhje me kërkesat e:
– Urdhëri i Ministrit Nr.57 datë 13.03.2024 “Për përcaktimin e rregullave zbatuese të vlefshmërisë ajrore dhe të certifikimit mjedisor ose deklaratën e përputhshmërisë së avionit dhe produkteve të lidhura me to,pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për kërkesat e aftësisë së organizatave të projektimit dhe prodhimit” që përafron plotësisht rregulloren e Komisionit (BE) nr. 748/2012 e datës 3 gusht 2012.
– Urdhëri i Ministrit Nr.79 “Mbi vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore të mjeteve ajrore dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike dhe mbi miratimin e organizatave dhe personelit tëpërfshirë në këto detyra”, që përafron plotësisht rregulloren e Komisionit (BE) nr. 1321/2014.