Lëshimi i Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC)

Aplikimi për Certifikatën e Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatën e Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të bëhet duke dërguar format e aplikimit të publikuara në lidhjen “Publikimet dhe format”. Format do të dërgohen në AAC së paku dy muaj përpara sjelljes së avionit dhe fillimit të operimeve.

Së bashku me formën e aplikimit, aplikanti duhet të dërgojë në AAC dokumentet e mëposhtme:

  • Për avionët e rinj:
  • Një deklaratë konformiteti nga Organizata e miratuar e prodhimit, ose;
  • Një deklaratë të firmosur nga autoriteti eksportues që avioni është në përputhje me projektin e miratuar nga EASA, dhe;
  • Një raport të Peshës dhe Balancës
  • Manualin e Fluturimit të
  • Për avionët e përdorur:
  1. Në rast se avioni është me origjine nga një shtet i BE (avion i EASA), një ARC të lëshuar ne përputhje me Pjesën M.
  2. Ne rast se avioni është me origjine nga një shtet jo anëtar i BE (avion jo-EASA )
  • Një certifikatë Eksporti të lëshuar nga një autoritet kompetent të shtetit të regjistrit, e cila pasqyron statusin e vlefshmërisë ajrore të avionit në momentin e transferimit;
  • Një raport të peshës dhe balancës me grafikun e ngarkimit;
  • Manualin e Fluturimit të avionit për atë avion kur kërkohet nga kodi i vlefshmërisë ajrore;
  • Rekordet historike për të përcaktuar prodhimin, modifikimin dhe standardet e mirëmbajtjes të avionit duke përfshire dhe kufizimet (kjo mund të kombinohet me Raportin e klasifikimit të avionit që dërgohet gjatë aplikimit për regjistrimin e avionit);
  • Rekomandimin për lëshimin e Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) mbasi është bërë një rishikim i vlefshmërisë ajrore sipas Pjesës M;
  • Programi i Mirëmbajtjes së

Mbas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura nga pronari i avionit AAC do të bëjë studimin e tyre dhe do të planifikojë auditet për dokumentet dhe avionin.

Mbasi AAC të gjejë gjithçka në rregull dhe pasi të jenë korrigjuar të gjitha gjetjet, ajo do të lëshojë CofA dhe ARC për avionin ne fjale.

Lëshimi i Certifikatës së Vlefshmërisë Ajrore (CofA) dhe Certifikatës së Rishikimit të Vlefshmërisë Ajrore (ARC) do të behet në përputhje me kërkesat e:

  • Urdhrit të Ministrit te Transportit Nr.149 date 07/04/2014 qe trnspozon Rregulloren e BE (EU) 748/2012 “Për përcaktimin e rregullave te zbatimit te vlefshmërisë ajrore dhe te certifikimit mjedisor te avionëve dhe te produkteve te tyre qe kane lidhje me ta, pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për certifikimin e organizatave te projektimit dhe prodhimit”.
  • Urdhrit te Ministrit Nr.110 date 02/10/2012, i cili transpozon Rregulloren e Komisionit (EC) 2042/2003 te datës 20/11/2003 “Për vlefshmërinë ajrore te produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve te avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit te përfshire ne këto detyra”.