LEJET E FLUTURIMIT
Fluturimet në, nga ose mbi territorin e Republikës së Shqipërisë kryhen në përputhje me Kodin Ajror Shqiptar dhe rregulloret në fuqi në fushën e aviacionit civil.
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ushtron të drejtën për të pajisur më leje fluturimi transportuesit ajror që fluturojnë në, nga ose mbi territorin e Republikës së Shqipërisë sipas përcaktimeve në AIP Albania https://www.aac.gov.al/aip-2/.
Shërbimi i lëshimit të lejeve të fluturimit ofrohet nga struktura e të drejtave të trafikut dhe lejeve të fluturimit pranë AAC, me frekuencë 24 orë në 7 ditë të javës. Të interesuarit për leje fluturimi mund të aplikojnë në çdo kohë online në linkun https://lejetefluturimit.acaa.gov.al/ (shqip) https://trafficrights.acaa.gov.al/ (anglisht)
Gjatë aplikimit online referojuni manualit bashkëlidhur këtu:
English: https://www.aac.gov.al/wp-content/uploads/2023/01/FLIGHT-PERMIT-MANUAL-ACAA.pdf
Në rastet e hasjes së vështirësive teknike në përdorimin e sistemit online, drejtojuni support-trafficrights@acaa.
Për aplikim për leje për transport ajror të mallrave të rrezikshme të ndaluara në rrethana normale, lutemi plotësoni formularin këtu dhe përcilleni në adresën info-trafficrights@acaa.gov.al
Për çdo informacion në lidhje me trajtimin e të drejtave të trafikut, lejeve të fluturimit dhe licencave të operimit për transportuesit ajror, lutemi kontaktoni si më poshtë:
Email: info-trafficrights@
Tel: +355 42251220 Ext 135
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar