Ne kuader te procesit te integrimit dhe Planit Kombetar te Integrimit Evropian 2024-2026, se shpejti legjislacioni shqiptar do te perafrohet me Rregulloren e Komisionit (BE) 2018/395 e datës 13 mars 2018, për përcaktimin e rregullave të detajuara për operimin e balonave, si dhe për licencimin e ekuipazhit të fluturimit për balonat, në përputhje me Rregulloren (BE) 2018/1139 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit.

Kjo rregullore përcakton rregullat e detajuara për operimet ajrore me balona, si dhe për lëshimin dhe mbajtjen e licencave të pilotëve dhe klasifikimeve, privilegjeve dhe certifikatave përkatëse për balona, kur avionë të tillë plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat (b)(i) dhe (ii) të nenit 2(1) të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 24.12.2020 “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, i ndryshuar.

Kjo rregullore nuk zbatohet për operimet ajrore me balona me gaz me një sistem lidhës.

Ne kete kuader, ftohen grupet e interesit, që të konsultojne projektin ne fjale.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara në adresën elektronike info@acaa.gov.al

“PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË DETAJUARA PËR FUNKSIONIMIN E BALONAVE SI DHE PËR LICENCIMIN E EKUIPAZHIT TË FLUTURIMIT PËR BALONAT”