Në kuadër të procesit të integrimit dhe Planit Kombëtar të Integrimit Evropian 2024-2026, së shpejti legjislacioni shqiptar do të përafrohet me Rregulloren e Komisionit (BE) Nr. 598/2014 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 16 prill 2014 për vendosjen e rregullave dhe procedurave në lidhje me futjen e kufizimeve të operimit të lidhura me zhurmën në aeroportet e Bashkimit brenda një qasjeje të balancuar dhe që shfuqizon Direktivën 2002/ 30/KE.

Kjo rregullore synon te përcaktoje rregullat për procesin që duhet ndjekur për futjen e kufizimeve të operimit të lidhura me zhurmën në mënyrë të qëndrueshme në aeroporte, kur është identifikuar një problem zhurme, me qëllim që të ndihmojë në përmirësimin e klimës së zhurmës dhe të kufizojë ose pakësojë numrin e njerëzve të prekur ndjeshëm nga efektet potencialisht të dëmshme të zhurmës së avionëve, në përputhje me qasjen e balancuar.

Kjo rregullore do të zbatohet për avionët e angazhuar në aviacionin civil. Ajo nuk do të zbatohet për avionët e përfshirë në operime ushtarake, doganore, policore ose të ngjashme.

 Në këtë kuadër, ftohen grupet e interesit, veçanërisht shoqeritë ajrore që operojnë në aeroportet ndërkombetare të RSH-së, që të konsultojnë projektin në fjalë.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara në adresën elektronike info@acaa.gov.al.

Mbi rregullat dhe procedurat në lidhje me vënien e kufizimeve të operimit të lidhura me zhurmën në aeroportet e Republikës së Shqipërisë brenda një qasjeje të balancuar