13.05.2020
KOMUNIKIM NGA KOMISIONI EVROPIAN PËR COVID-19: Udhëzues për rivendosjen progresive të shërbimeve të transportit dhe lidhjes.
Tekstin e plotë në anglisht e gjeni bashkëlidhur në fund të faqes.
Ekstrakt në shqip,
Pjesa e III. Udhëzues praktik për masat specifike për garantimin e sigurisë në transportin e
pasagjerëve për të gjithë llojet e tyre në kontekstin e pandemisë së COVID-10
b) Aviacion
44. Aviacioni ka një përvojë të gjatë në fushën e menaxhimit të sigurisë ajrore (safety) dhe sigurinë në aviacionit (security), dhe që është përdorur për të operuar në një mjedis të lartë të kontrolluar. Rifitimii i konfidencës për pasagjerët që aviacioni është një mënyrë e sigurtë udhëtimi do të jetë ndihmës për të dal nga kjo krizë. Për këtë efekt, do jetë e rëndësishme që aviacioni dhe palët e interesuara për shëndetin të zgjerojnë komunikimin për masat në vend, si dhe sesi këto masa i zvogëlojnë risqet. Sektori i aviacionit duhet të sigurohet që këto masa janë dukshëm të larta, të koordinuara, dhe t’u komunikohen pasagjerëve gjatë gjithë kohës.
45. Zvogëlimi i riskut të përhapjes së COVID-19 duhet të ndjek të njëjtat parime që përdoren për menaxhimin e sigurisë ajrore (safety) dhe të sigurisë së aviacionit (security), duke përfshirë monitorimin e përputhshmërisë, shqyrtimin e efektivitetit të masave në interval të rregullta, dhe përshtatjen e masave për nevoja të ndryshimit dhe përmirësimin e metodave dhe teknologjisë – duhen marr parasysh, gjithësesi, që aeroportet dhe transportuesit ajror nuk janë të kualifikuar të ofrojnë shërbime shëndetësore, të tilla si marrja e vendimeve për skanimin shëndetësor të pasagjerëve, të cilat duhet të implementohen nga autoritetet kompetente.
46. Për të siguruar që masat gjatë nisjes dhe mbërritjes janë të krahasueshme, duke shmangur që udhëtimi të bëhet ose tepër i rëndë apo edhe i pamundur, është thelbësore të sigurohet që masat ekuivalente, të cilat bazohen në parime të përbashkëta dhe që secila të lehtësojë në një mënyrë të përshtatshme risqet përkatëse shëndetësore , pranohen reciprokisht në pikën e nisjes dhe të mbërritjes. Për ta lehtësuar këtë, është e dobishme të hartohen kritere konkrete që duhet të përkthehen në një qasje të njohur ndërkombëtarisht. Përdorimi i standardeve ekuivalente dhe aplikimi i reciprocitetit në lidhje me masat dhe pranimi i tyre mund të jenë mundësuesit themelorë të aviacionit në BE dhe në kontekstin global. Prandaj, bashkëpunimi i ngushtë me vendet jo anëtare të BE dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), do të jetë thelbësore.
47. Në bashëkpunim me Komisionin, Qendrën Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollin (ECDC) dhe autoritetet kompetente, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) do përcjell në javët e ardhshme udhëzues tekniko-operacional për të lehtësuar një qasje të koordinuar dhe ndihmuar autoritetet kombëtare të aviacionit, shoqëritë ajrore, aeroportet dhe palët e tjera të aviacionit. Këto udhëzues tekniko-operacional do marrin parasysh parimet e menaxhimit të sigurisë ajrore të zhvilluara për të garantuar sigurinë ajrore të sistemit Evropian të aviacionit dhe publikohet një protokoll bazik për sigurinë e shëndetit në aviacion, si një propozim për zbatim brenda BE.
48. Protokolli duhet të përfshijë masat e mëposhtëme:
a. Forcimi i vetilimit, filtrimi i ajrit në shkallën e duhur dhe rrjedhja vertikale e ajrit.
b. Kufizimi i risqeve të ndotjes përgjatë procesit të udhëtimit (p.sh. shmangia e përqendrimit të udhëtarëve, kufizimi i ndërveprimit në bord, eksplorimi i ndarjes më të përshtatshme të vendeve bazuar në kufizimet teknike, dhe prioritizimi i dokumenteve elektronike dhe mënyrave të pagesës)
c. Pakësimi i lëvizjes në kabinë (p.sh. më pak bagazhe të kabinës, më pak bashkëveprime me ekuipazhin).
d. Menaxhimi i duhur i flukseve të pasagjerëve (p.sh. këshillim për kohën e mbërritjes herët në aeroport; prioritizimin e kontrollit elektronik / vetë-kontrollit (check-in); sigurimin e distancimit dhe minimizimit të kontakteve në dorëzimin e bagazheve, pikat e sigurisë dhe kontrollit kufitar, në bord dhe gjatë marrjes së bagazheve në mbrritje); informacione të arritshme për proceset e aeroportit duhet t’u sigurohen udhëtarëve përpara udhëtimit.
49. Udhëzimet e ardhshme operacionale teknike EASA / ECDC do të specifikojnë masa lehtësuese shtesë, në koordinim të ngushtë me autoritetet kombëtare kompetente, me qëllim të vendosjes së masës për funksionimin e fluturimeve në mënyrë koherente në të gjithë BE-në.
COVID-19: Guidelines on the progressive restoration of transport services and connectivity