Agjencia e Bashkimit Evropian e Aviacionit për Sigurinë në Operim (EASA) publikoi për konsultim publik për një periudhë konsultimi 28-ditore një Propozim për Direktivën e Vlefshmërisë Ajrore (PAD) në lidhje me tipin e avionit Boeing 737 MAX, duke sinjalizuar synimin e saj për të aprovuar kthimin e avionit në qiellin e Evropës brenda disa javësh .

Publikimi përfundimtar pritet nga mesi i janarit 2021.Pas kthimit në shërbim të 737 MAX, EASA është zotuar të monitorojë nga afër avionin në shërbim, për të lejuar zbulimin e hershëm të çdo problemi që mund të shfaqet.

Ky lajm pason njoftimin e Federatës Amerikane të Aviacionit, Shteti i Dizenjimit të avionit Boeing, i cili publikoi më datë 20 Nëntor, 2020 miratimin përfundimtar të modifikimit të tipit 727 MAX në Regjistrin Federal.

Më shumë hollësi gjeni tek https://ad.easa.europa.eu/ad/20-184