DREJTORIA E SIGURISË SË AVIACIONIT NË SHQIPËRI  

Në përputhje me dispozitat që përmbahen në Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë, Kreun X – Siguria, mbikqyrja e sigurisë së aviacionit është funksioni me të cilin Shqipëria si Shtet Kontraktues i Konventës së Çikagos, siguron vendosjen dhe zbatimin e masave të përshtatëshme për parandalimin e veprimeve të paligjshme në aviacionin civil në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe në veçanti me marrëveshjen shumëpalëshme.

Funksioni dhe aktivitetet e mbikqyrjes së sigurisë së aviacionit në Shqipëri janë në linjë me detyrimet e përcaktuara në Manualin e Sigurisë së Aviacionit (Doc 10047 ICAO).

Detyrat dhe përgjegjësitë e Shtetit Shqiptar në lidhje me vendosjen dhe menaxhimin e sistemit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil mund të gjenden në kuadrin rregullator ligjor për aviacionin civil në Shqipëri si vijon:

  1. Në Shqipëri, ministri cakton kuadrin e politikës së përgjithshme të aviacionit civil dhë është autoriteti më i lartë në fushën e aviacionit civil. Ndër të tjera ai është përgjegjës për nxjerrjen e akteve nënligjore të nevojshme për zbatimin e Kodit Ajror dhe të legjislacionit ndërkombëtar, veçanërisht të marrëveshjes shumëpalëshe. Ndërsa Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) është ent publik, me vetfinancim, në varësi të ministrit. AAC-ja ushtron funksionet e autoritetit kombëtar të mbikqyrjes në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.
  2. Aktivitetet e drejtorisë së sigurisë së aviacionit janë në përputhje me rregulloret e transpozuara të BE në kuadër të Marrëveshjes së ZPAE, praktikat më të mira të ECAC Dok 30 dhe parimet e përcaktuara në Konventën për Aviacionin Civil Ndërkombëtar dhe me Standardet dhe Praktikat e Rekomanduara të ICAO, të zbatueshme për gjithë aeroportet, shoqëritë ajrore vendase dhe të huaja, ofruesit e shërbimeve të lundrimit ajror dhe entitet e tjera.
  3. Kostot që mbulojnë shpenzimet për mbikqyrjen e sigurisë së aviacionit në Shqipëri janë përcaktuar nga ligji nr 9312, datë 11.11.2004 dhe Udhëzimi nr.2225, datë 13.5.2013
  4. Kryerja e aktiviteteve të monitorimit janë të detyrueshme. Ato planifikohen dhe kryhen nga Inspektorët e trajnuar dhe të miratuar të AAC në përputhje me rregulloret kombëtare dhe procedurat të cilat janë në harmoni më detyrimet ndërkombëtare.