Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, publikon rregulloren e mëposhtme:

Rregullore “Për Përcaktimin e Rregullave të Detajuara për Funksionimin e Balonave sipas Rregullores Bazë “Për Rregullat e Përbashkëta në Fushën e Aviacionit Civil dhe krijimin e një Agjencie Evropiane të Sigurisë së Aviacionit”

Në kuadër të detyrimeve për transpozimin e akteve te Aneksit I të Marrëveshjes Shumëpalëshe, bashkëlidhur është projekti që transpozon “Commission Regulation (EU) 2018/395 of 13 March 2018 laying down detailed rules for the operation of balloons pursuant to Regulation (EC) No 216/2008 of the European Parliament and of the Council”. Këto parashikime përcaktojnë rregullat specifike për funksionimin e balonave sipas Rregullores Bazë. Kjo rregullore nuk zbatohet për operimet ajrore me balona me gaz me një sistem lidhës.

AAC i bën thirrje grupeve të interesit, që të japin çdo sugjerim të mundshëm në lidhje me këto rregullore, për ti rregulluar dhe përshtatur sa më mirë.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara brenda 25 Tetor 2019 në adresën elektronike info@acaa.gov.al