Fluturimet private për/nga Shqipëria
Procedura
- Kërkohet leje paraprake për fluturimet private për avionëve civilë të huaj që operojnë në/nga territori shqiptar.
- Leja për fluturime të tilla duhet të jetë në përputhje me proçedurën e përcaktuar në GEN 1.2.3 për fluturimet charter.
- Pilotët e fluturimeve private kanë detyrimin të respektojnë kërkesat në lidhje me kontrollin e pasaportave dhe duhet t’i paraqesin udhëtarët e tyre, pas mbërritjes dhe largimit, tek Zyra Emigracionit ose në Zyrën Doganore.
- Fluturimet sportive ose turistikë mund të fluturojnë përgjatë rrugëve dhe të përdorin aeroportet që nuk janë të autorizuar për përdorim ndërkombëtar, me kusht që ulja e parë dhe ngritja e fundit para se të largohet nga territori shqiptar të kryhet nga një aeroport ndërkombëtar. Lista e personave në bord duhet t’i bashkëngjitet planit të fluturimit.
Dokumentacioni i kërkuar
Përveç dokumenteve të përmendura nën GEN 1.2.3 më sipër, një kopje e çertifikatës së pronësisë kërkohet në rastin e një avioni që mbetet brenda Shqipërisë për më pak se 2 ditë. Për një qëndrim përtej 2 ditëve pas datës së mbërritjes, do të pranohet një “carnet de passages en douane” në vend të një obligacioni ose të ndonjë garancie tjetër financiare.