Fjala e plotë:

Sot është një ditë e veçantë për Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar pasi kemi lëshuar çertifikatën e operimit për kompaninë ajrore mbajtëse të flamurit “Air Albania”.

Ky është finalizimi i një procesi intensiv dhe rigoroz të çertifikimit të një kompanie ajrore shqiptare, për kryerjen e operimeve komplekse të transportit të sigurt të pasagjerëve.

Për të përmbledhur atë që kemi qenë duke bërë, sjell në vëmendje se interesi i një grupi investitorësh, ku gjigandi “Turkish Airlines” do të bënte pjesë, u depozitua në Maj të vitit 2018. Shoqëria aplikoi për Certifikatën e Operimit Ajror në mesin e Shtatorit 2018.

Ka një format të caktuar për aplikimin për këtë certifikatë, shoqëruar nga aplikimi i kandidatëve për mbajtësit e pozicioneve kyc, një përshkrim i planit te operimeve, aplikimi për CAMO (Organizata e Vlefshmërisë së Vazhueshme Ajrore/Continuing Airëorthiness Maintenance Organization), aplikimi për rregjistrim avioni, etj.

Stafi jonë ka hartuar materiale udhëzuese për të gjithë të interesuarit për veprimtari në aviacionin civil që shkarkohen lirisht nga faqja jonë ose mund t’ju jepet një kopje fizike në çdo kohë.

Në zbatim të parashikimeve të Kodit Ajror të RSH-së, si dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, Autoriteti i Aviacionit Civil ndërrmori disa veprime të detyrueshme kronologjikisht si vijon:
– AAC pranoi aplikimin dhe njoftoi shoqërinë për kryerjen e takimit formal, ndërkohë që ngriti edhe grupin e certifikimit. Grupi jonë përbëhej nga ekspertët e operimeve ajrore, të vlefshmërisë ajrore, të licensimit të personelit ajror, si dhe sigurisë në aviacion. Për më tepër, për të garantuar një proces sa më profesional sipas standardit evropian, u ftuan të merrnin pjesë edhe ekspert evropian të operimeve dhe vlefshmërisë ajrore, përkatësisht ekspertët e Autoritetit Italian të Aviacionit Civil.
– Në takimin formal u caktuan hapat që do të ndiqen për certifkimin dhe u hartua një plan, me hapat dhe afatet përkatëse për t’u respektuar, subjekt ky i ndryshimeve të vazhdueshme mbi bazë të ecurisë. Për cdo takimin përgjatë procesit mbahen evidenca sipas procedurave.
– Shoqëria në vijim na paraqiti aplikimin për pajisjen me dёshmi tё ekuipazhit tё kabinёs (dёshmi të reja dhe pranime) për 38 Ekuipazh Kabine. Nga AAC u lёshuan 30 dёshmi pёr ekuipazh kabine dhe u pranuan 8 dёshmi tё lёshuara nga vende tё Bashkimit Europian.
– Procesi vijoi me validimi/konfirmimin e licencave tё 8 pilotëve të lёshuar nga Autoriteti Turk i Aviacionit. AAC lёshoi për këta pilotë Certifikata tё validimit tё pilotёve pas dorёzimit tё dokumentacionit tё plotё.
– Përgjatë procesit të aplikimit Aviacioni Civil Shqiptar zhvilloi edhe disa inspektime të detyrueshme në organizatat me të cilat Air Albania do të bashkëpunonte. Një nga këto ishte “Turkish Airlines” Cabin Creë Training Organisation, për të cilin u bë pranimi/njohja e organizatёs sё trajnimit për zhvillimin e trajnimit fillestar dhe konvertues pёr Ekuipazhin e Kabinës.
– U inspektua trajnimi në simulator i pilotëve dhe po në këto dy ditë u inspektua edhe Qendra Operacionale (OÇ) dhe Organizata e Trajnimit tё pilotёve “Turkish Airlines” në Stamboll.
– Një tjetër organizatë e inspektuar dhe pranuar është ajo e Mirëmbajtjes Turkish Technik, ku në Tetor u inspektua mënyra e mbajtjes së rekordeve të avionit pranë kësaj organizate (Sektori i Vlefshmërisë në AAC).
– AAC në bashkëpunim me ekspertët italian intervistoi personelin kyc të kompanisë, përkatësisht mbajtësin e postit të manaxherit të operimeve, manaxherit të vlefshmërisë ajrore ETJ ku u mbajtën evidenca, u lanë rekomandime dhe më pas u pranuan PHs.Një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të pajisjes me AOC është edhe regjistrimi i avionit. Hapat në lidhje me këtë kanë qenë:

• Inspektimi i plotë i avionit u krye dhe u shoqërua nga një raport inspektimi dhe një listë kontrolli, ku u pasyqruan të gjitha aspektet e inspektimit.
• Me plotësimin e dokumentacionit dhe përfundimin e inspektimit fizik, avioni Airbus A319-132 me Nr. Serie 3142, u regjistrua në regjistrin shqiptar të avionëve civilë, me shenjën e regjistrimit dhe atë kombëtare ZA-BEL.
• Me marrjen e rekomandimit për ARC (Certifikata e Vlerësimit të Vlefshmërisë Ajrore/Airëothines Revieë Certificate), nga organizata e miratuar Evropiane, u lëshua Çertifikata e Vlefshmërisë Ajrore, ARC dhe Certifikata e Zhurmave nga AAC dhe shoqëria aplikoi në AKEP për Licencën e Radio- Komunikimit.

Checklistat në lidhje me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe training check list të plotësuara nga Sektori OPS në AAC janë pjesë e dosjes së AOC.

Pyetjet nga gazetarët:

Sa fluturime do të kryejë AirAlbania ?

Fluturimet do të fillojnë me destinacion aeroportin e ri të Stambollit, ndërkohë kompania ka deklaruar se është një pritje të avionit të dytë që do të ketë synim destinacionet europiane. Sa i përket fluturimeve, kompania ka thënë se do të jenë në disa aeroporte në Itali, Rome, Milano, Bolognia dhe Londër. Futja e kompanisë ajrore “AirAlbania” ka si synim aspekte pozitive si ulja e çmimit të biletave, si një alternativë më e mirë dhe më e lirë duke ofruar destinacione ku jetojnë shqiptarët.

Dua të theksoj se në këtë proces, janë ndjekur gjithë procedurat që ndiqen në çdo vend të Bashkimit Europian dhe ishte me bindje një nga proceset më rigoroz.
Dua ta mbyll fjalën time me falenderime për personat që ndikuar direkt në këtë proces, duke filluar me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Autoritetin e Aviacionit Civil Italian me Drejtor z.Alessio Quarantan, që me disa ekspertë të tij na ka asistuar ngushtësisht në këtë proces.

Faleminderit!