Blloku Funksional i Hapësirës Ajrore BLUE MED

 

Blloku Funksional i Hapësirës Ajrore BLUE MED është themeluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Nivelit Shtetëror në Qipro më 12 tetor 2012.

Anëtarët e BLUE MED janë: Italia, Malta, Greqia, Qiproja dhe Egjipti, Tunizia, Shqipëria, Jordania si vëzhgues.

Në dokumentin e Programit të Zbatimit BLUE MED FAB janë të përfshira të gjitha implementimet operacionale dhe teknike të cilat katër shtetet e BLUMED synojnë të vendosin, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e kapacitetit, efikasitetit, sigurisë dhe harmonizimit në FAB në përgjithësi dhe reduktimin e ndikimit në mjedis.

Projektet kryesore përfshijnë Operacionet e Lirë Rrugore, ATFCM dhe Optimizimi Ndërkufitar, Vendosja e Koordinuar e të Dhënave në Hapësirën Ajrore, Zbatimi i Rrjetit IP, Zbatimi i PBN dhe Implementimi i Mesazheve Plotësuese OLDI.

Të gjitha këto nisma kanë për qëllim arritjen e kapacitetit, sigurisë, efikasitetit, performancës ekonomike dhe përfitimeve mjedisore.