Lajme nga Komisioni Evropian në lidhje me transportin ajror dhe të drejtat e pasagjerëve në BE

Komisioni Evropian do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurt të udhëtimeve ajrore kur të përfundojnë bllokimet e koronavirusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe aeroplanë.
Komisionerja e Transportit e BE-së Znj. Adina Valean tha të mërkurën, më datë 22 Prill 2020, se masat në shqyrtim do të përfshijnë veshjen e maskave të fytyrës dhe dezinfektimin e aeroplanëve dhe aeroporteve.
Zonja Valean e BE-së tha se nuk ishte akoma e mundur të thuhej se kur kjo industri do të mund të rifillonte operimet, por tha se ajo pret që kërkesat për distancimin shoqëror të mbesin në fuqi për aq kohë sa nuk ka trajtim ose vaksinë për COVID-19.
“E gjithë kjo duhet të jetë pjesë e udhëzimeve dhe ndoshta deri në mes të majit mund ta paraqisim këtë strategji për të cilën po punojmë,” tha Valean në Twitter.
Më herët Komisioni Evropian kishte trajtuar çështjen e të drejtave të pasagjerëve. Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin e Komisionerës dhe Udhëzuesin mbi rregullimin e të drejtave të pasagjerëve të BE në kuadër të zhvillimit të situatës të shkaktuar nga COVID-19.
Këto rregulla janë të zbatueshme edhe për pasagjerët shqiptarë , në përputhje me Udhëzimin Nr.1, datë 26.2.2013 Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve.


Të drejtat e pasagjerëve

COVID-19 Komisioni Evropian ofron udhëzues për të drejtat e pasagjerëve në BE
18/03/2020

Në përpjekjet për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19, Komisioni ka publikuar një udhëzues (kliko këtu për udhëzuesin në faqen zyrtare të BE)  për t’u siguruar që të drejtat e pasagjerëve në BE zbatohet në mënyrë koherente përgjatë BE.

Qeveritë kombëtare kanë paraqitur masa të ndryshme, duke përfshirë kufizimet në udhëtim dhe kontrollet në kufi. Qëllimi këtyre udhëzuesve është që të risigurohen pasagjerët se të drejtat e tyre mbrohen.

Komisionerja për Transportin Znj. Adina Valean, me këtë rast tha se: Në dritën e anulimeve masive dhe vonesave të pasagjerëve dhe operatorëve të transportit të ndeshura për shkak të pandemisë COVID-19, Komisioni dëshiron të ofroj siguri juridike se si të aplikohet për të drejtat e pasagjerëve në BE. Në rastet e anulimeve ofruesi i transportit duhet të rimbursoj ose ri-drejtoj pasagjerët. Nëse vet pasagjerët vendosin të anulojnë udhëtimet e tyre, rimbursimi i biletës do varet nga lloji saj, dhe kompanitë mund të ofrojnë kupona (vouchers) për përdorim të mëpasëm. Udhëzuesit e publikuar do të ofrojnë më shumë siguri të nevojshme juridike se si të aplikohen të drejtat e pasagjerëve në BE në një mënyrë të koordinuar përgjatë Komunitetit tonë. Ne do vazhdojmë të monitorojmë më shpejtësi përparimin e situatës, dhe nëqoftëse nevojitet, të tjera hapa do ndërmerren.

Ky udhëzues do të ndihmoj pasagjerët, industrinë dhe autoritetet kombëtare në këtë situatë të pazakontë, me kufizime të rëndësishme të udhëtimit të pasagjerit të vendosura nga qeveritë kombëtare dhe pasojat e paparashikuara në shërbimet e transportit përgjatë BE. Duke ofruar qartësi, udhëzuesit pritet të zvogëlojnë kostot për sektorin e transportit, i cili është goditur rëndë nga përhapja e COVID-19. Udhëzuesit mbulojnë të drejtat e pasagjerëve kur udhëtojnë në rrugë ajrore, hekurudhë, anije ose autobus, rrugët detare dhe ujore të brendshme, si dhe detyrimet përkatëse për transportuesit.

Nëse pasagjerët ndeshin me anulimin e udhëtimit, përshembull, ata mund të zgjedhin ndërmjet rimbursimit të çmimit të biletës ose ri-drejtimin për të mbrritur në destinacionin përfundimtar në një fazë të mëvonshme. Në të njëjtën kohë, udhëzuesit qartësojnë se rrethanat aktuale janë “ të jashtëzakonshme”, me pasojë që të drejta të caktuara – të tilla si kompensimi në rastin e fluturimit më pak se dy javë nga data e nisjes – ndoshta nuk kërkohet (jepet).

Sfondi

BE është e vetmja zonë në botë ku qytetarët mbrohet plotësisht nga një set të drejtash të pasagjerëve – si kur ata udhëtojnë në rrugë ajrore, hekurudhë, anije, autobus për transport publik ose linjë autobusi ndërkombëtar për pasagjerë. Transportuesit duhet të ofrojnë rimbursim
(kthimin e parave mbrapsht) ose ri-drejtim për pasagjerët shërbimi i të cilëve ka qënë anuluar. Transportuesit duhet gjithashtu të kujdesen duke ofruar ushqime dhe akomodim. Në lidhje me kompensimin, rregullat dallojnë ndërmjet mënyrave të transportit.