NJOFTIM

Bazuar në publikimin e Fletores Zyrtare Nr. 68, datë 6.5.2022, jane miratuar dhe kanë hyrë në fuqi dy aktet shfuqizuese të mëposhtëme:

Për shfuqizimin e urdhrit nr.374, datë 30.8.2021 “Për hyrjen e personave në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2022/04/26/272

Për shfuqizimin e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapje së COVID-19”, të ndryshuar

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2022/04/26/273

NJOFTIM

Tiranë, 26 Prill 2022

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke bërë një përditësim të situatës së Covid-19 në Shqipëri, vendosi të lehtësojë më tej masat si më poshtë:

– Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave;

– Lejimin e muzikës pas orës 23.00 dhe hapjen e lokaleve të bareve;

– Heqjen e detyrimin për paraqitjen e  çertifikatës së vaksinimit ose testit negativ për të hyrë në Shqipëri, duke nisur nga data 1 maj 2022;

-Vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60-vjeç;

 

NJOFTIM

1 prill 2022 – Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi në mbledhjen e sotme rishikimin e masave anti-COVID. U deklarua se “mbeten në fuqi këto masa;

të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

  1. të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të ketë të paktën dy javë,
  2. të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve,
  3. të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit, përjashtimi nga ky rregull është vetëm për fëmijët deri në 6 vjeç”.

“Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituar, duhet të vetizolohen dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Qytetarët e konfirmuar me COVID- 19 duhet të respektojnë periudhën e izolimit prej 5 ditë”.

NJOFTIM

Bazuar në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të datës 31 mars 2022,mësohet se duke filluar nga kjo datë, Franca ka vendosur ndryshimin e masave anti-Covid për hyrjet e qytetarëve shqiptarë.

Francë

Nga data 31 mars 2022, lejohet hyrja në Francë për të gjithë qytetarët shqiptarë, pa patur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar njërin nga kushtet e mëposhtme:

– Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

– Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/72 orë ose testi antigjenik negativ/48orë.

– Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

– Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim. 

Burimi: https://punetejashtme.gov.al/en/franca/

 
NJOFTIM
 
Bazuar në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të datës 22 shkurt 2022, mësohet se duke filluar nga data 1 mars 2022, Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje/daljet nga vendi.
Duke filluar nga data 1 mars, për udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.
Të gjiithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.
Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.
 
 

AKTE LIGJORE PËR COVID-19

Të nderuar qytetarë,

Autoriteti i Aviacionit Civil, referuar botimeve te fundit të Qendrës së Botimeve Zyrtare të akteve të miratuara lidhur me situatën aktuale të COVID-19, po ju konsulton me përmbledhësen e këtyre akteve. Në vlerësim të informimit në këtë situatë, shpresojmë t’ju kemi ndihmuar me këtë.

Për t’u njohur me aktet e kësaj përmbledhëse klikoni në linkun e çdo akti si më poshtë:

 Masat anti-COVID, Rakacolli: Në aeroport do futen vetëm udhëtarët, nuk do lejohet shoqërimi nga familjarët.

Hynë në fuqi sot (15/09) Vendimi i Komisionit Evropian për ekuivalencën, pranimin e certificatës COVID-19 të lëshuar nga  Republika e Shqipërisë, miratuar më datë 14 shtator 2021.

Për më shumë lexoni dokumentin bashkëlidhur.
 
 

 

  • URDHËR Nr. 561, datë 23.12.2021,
    i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    “Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit Covid-19, për punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare”

    https://qbz.gov.al/eli/urdher/2021/12/23/561

  • URDHRIN NR. 169, DATË 5.6.2020, “PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLEVE TË OPERIMIT NË TRANSPORTIN AJROR, TRANSPORTIN RRUGOR DHE TRANSPORTIN DETAR, NË KUADËR TË PARANDALIMIT DHE KONTROLLIT TË PANDEMISË COVID-19” (version i përditësuar).

    https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/06/05/169

  • URDHËR 
    Nr. 374, datë 30.8.2021
    PËR HYRJEN E PERSONAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NGA TË GJITHA PIKAT KUFITARE
    Masat kanë hyrë në fuqi prej datës 6 shtator 2021
    Për më shumë shkoni në lidhjen https://qbz.gov.al/eli/urdher/2021/08/30/374
  • Urdhër Nr.270
    Datë: 31/05/2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    Për miratimin e udhëzuesit të Institutit të Shëndetit Publik “Mbi përdorimin e detyrueshëm të detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë “
  • Urdhër Nr.218, datë 4.6.2021 i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 169, DATË 5.6.2020, “PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLEVE TË OPERIMIT NË TRANSPORTIN AJROR, TRANSPORTIN RRUGOR DHE TRANSPORTIN DETAR, NË KUADËR TË PARANDALIMIT DHE KONTROLLIT TË PANDEMISE COVID-19
  • Urdhër Nr. 682- Për ndalimin e lëvizjeve përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe

https://www.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/12/Urdher-Nr.682-1.pdf

  • Për zbatimin e protokolleve të operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar në kuadër të parandalimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/06/05/169

  • Urdhër nr.134, datë 8.3.2020 “Për vetë karantinimin e personave që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/08/134/522130c7-adc9-46bc-9009-996941fc6900

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr.243, datë 24.3.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/03/24/243/dc183551-1297-44e2-b35c-ffb33ee669c7

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.156/1, datë 10.3.2020 “Për ndalimin e të gjitha lëvizjeve të udhëtarëve drejt Italisë”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/10/156-1/cce2e109-f947-4f77-9a61-bc16fbdf6b8d

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.173/1, datë 14.3.2020 “Për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Greqinë”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/14/173-1/a00c8ca6-c7db-4791-9368-6095f3e22e51

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.168, datë 12.3.2020 “Për ndalimin/kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/12/168/9defec25-be0e-4c7a-98de-96139378aea8

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.168/1, datë 15.3.2020 “Për kufizimin e lëvizjeve brenda vendit”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/15/168-1/a47c4c2a-acbb-4265-8d16-67b8bc868387

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.168/2, datë 18.3.2020 “Për kufizimin  e lëvizjes me automjetet private ose shtetërore të administratës publike”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/18/168-2/749cd3c3-d407-4b22-82e0-8f646c262740

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.193, datë 20.3.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/20/193/a0720a43-40d9-4964-b9d5-1b5a58b87039

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.208, datë 30.3.2020 “Për një ndryshim në urdhrin nr.193 datë 20.3.2020 “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/03/30/208/3f0097cf-3127-45c8-b619-9aac590c0ab7

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 311, datë 16.4.2020 “Për mënyrën e organizimit të akomodimit të përkohshëm të personave që riatdhesohen si rezultat i gjendjes së shkaktuar nga COVID-19”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/16/311/ecbc8e63-ce2a-4b47-96ad-d4889bb838f0

  • Vendim i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civilenr.10, datë 15.4.2020 “Për mënyrën e  organizimit të akomodimit të përkohshëm të personave që riatdhesohen si rezultat i gjendjes së  shkaktuar  nga COVID-19”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/15/10/f502b437-ff70-4af9-8dad-fc0588016784

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr.312, datë 18.4.2020 “Për  propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/18/312/0dd60939-34ff-43a7-aacf-113342738cf1

  • Vendim i Kuvendit nr. 18/2020,datë 23.4.2020 “Për dhënien  e  pëlqimit  për  zgjatjen  e  gjendjes  së  fatkeqësisë natyrore”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/23/18/171dfc5e-6513-4161-8e20-d0c615dad594

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr.342, datë 25.4.2020 Për  një  ndryshim  në  vendimin  nr.243,  datë  24.3.2020,  të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/25/342/2ba6050d-a9f6-44cd-91f5-c9eda4a48a09

  • Vendim i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile nr.15, datë 25.4.2020 “Për  krijimin  e Task-Forcës për  garantimin  e  zbatimit  të  protokolleve  të sigurisë në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/25/15/8b4fd1b7-98c9-47c6-8c16-bf7ef15399b0

  • Vendim  i  Komitetit  Ndërministror të Emergjencave Civile nr.12, datë 17.4.2020 “Për  akomodimin  e  përkohshëm  të  personave  që  riatdhesohen  si rezultat  i  shpalljes  së  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të epidemisë  së shkaktuar nga COVID-19”

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/17/12/ed09967b-16e2-4bf3-869d-52490ef8c7c4

  • Korrigjim gabimi material në vendimin nr.342, datë 25.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore””, botuar në Fletoren Zyrtare nr.75/2020.

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/04/29/2221-2/e4a86114-4101-4398-9457-8fcde8e81254

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 256, datë 10.4.2020 Për disa shtesa  dhe ndryshime  në  urdhrin  nr.  193, datë  20.3.2020, “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve   në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/04/10/256/bcc1d305-50be-4f25-a16b-d9602ee26fd7

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 278, datë 25.4.2020 Për  disa  shtesa  dhe  ndryshime  në  urdhrin  nr.  193,  datë  20.3.2020,“Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve   në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/04/25/278/748c767c-6a6d-4c3c-8644-e430168122da

  • Vendim i Këshillit të Ministrave nr.360, datë 4.5.2020 Për  një  shtesë  në  vendimin  nr.311,  date 16.4.2020,  të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit të akomodimit të përkohshëm të  personave  që  riatdhesohen  si  rezultat  i  gjendjes  së  shkaktuar  nga COVID-19”.

https://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/05/04/360/4623a792-2764-4b82-bb09-1218b4b89a80

  • Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.286, date 30.4.2020 “Për një shtesë dhe ndryshim në urdhrin nr. 193, datë 20.3.2020 “Për mbylljen  apo  kufizimin  e  lëvizjeve  në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

https://qbz.gov.al/eli/urdher/2020/04/30/286/a35a51fe-009a-4ffb-b342-f701cf569254