A zoteroni një Avion Pa Pilot (Dron)?

Që nga Korriku 2022, rregulloret evropiane të Avionëve pa Pilotë (droneve) janë transpozuar dhe janë të zbatueshme dy urdhërat e ministrit janë si vijon:

  • Urdhër ministri nr 143 datë  18.07.2022 “Për miratimin e rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë”, dhe
  • Urdhër Ministri nr 114 datë  06.06.2022 “ për miratimin e rregullores për sistemet e avionëve pa pilot dhe operatorët e sistemeve të avionëve pa pilot”.

Këto rregullore zbatohen për të gjithë dronët, pavarësisht nga përdorimi i tyre* (rekreativ ose profesional) apo madhësia dhe pesha. Ky seksion përmbledh detyrimet minimale që duhen përmbushur përpara se të fluturoni me dron:

Rregullat e dronit për Republikën e Shqipërisë  bazohen në risk, afërsinë me njerëzit e tjerë dhe madhësinë dhe peshën e Avionit pa pilot (dronit) tuaj.

Rregullat kryesore përfshijnë:

  • Asnjëherë mos fluturoni më shumë se 120 m mbi sipërfaqen e tokës.
  • Mbani gjithmonë në vijë shikimi (VLOS) avionin pa pilot (dronin) tuaj.
  • Asnjëherë mos fluturoni në zonat e kufizuara të një aeroporti, heliporti apo zona të përcaktuara nga AAC si zona të ndaluara nëse nuk keni leje speciale të lëshuar nga AAC.

Nëse droni juaj ka një kamer ose peshon 250 g ose më shumë, atëherë duhet të regjistroheni tek AAC, përvec në rastet kur Avioni pa pilot ( droni ) kategorizohet si lodër sipas: VKM-së nr. 262, datë 3.4.2013, “Për miratimin e rregullit teknik ‘Për sigurinë e lodrave’”” ose është nën 250 g dhe nuk ka një kamer.

Kushdo që fluturon me një dron që peshon 250 g ose më shumë duhet të kalojë një testim dhe të marrë një ID Piloti nga AAC. Pavarësisht nëse ju nevojitet ligjërisht një Id Piloti ose jo, ne rekomandojmë që të kryhet  studimi dhe testimi pasi ju jep informacion të vlefshëm për fluturimin e sigurt të avionit pa pilot (dronit) tuaj. Nëse tashmë keni një ID piloti që është ende e vlefshme, nuk keni nevojë ta ribëni testin derisa të skadojë por, ju kërkohet të jeni të përditësuar me rregulloret e reja.

*Trajnimi dhe testimi për ID e Pilotit vijnë së shpejti.

Rregullat e Avionëve pa pilotë:

Rregullat e avionit pa pilot bazohen në risk dhe ndahen në tre kategori: e hapur, specifike dhe e certifikuar.

Kategoria e hapur është menduar për fluturime me avion pa pilot (dron) me rrezik të ulët, për shembull nëse jeni duke fluturuar me një dron të lehtë ose duke operuar në zona me popullim të ulët.

Kategoria specifike është për fluturime me rrezik më të lartë si p.sh. fluturimi i një droni më të rëndë mbi një zonë urbane. Për t’u lejuar të fluturoni në këtë kategori, do t’ju duhet një autorizim nga AAC.

Kategoria e certifikuar është për dronët e mëdhenj të cilët duhet të plotësojnë çertifikime specifike të sigurisë përgjatë linjave të avionëve.

 

Kategoria e hapur: 

Kategoria e hapur rregullon përdorimin e dronëve që zakonisht fluturojnë pa autorizim nga ACAA. Kategoria e hapur ndahet në tre nënkategori: A1, A2, A3. Shumica dërrmuese e dronëve operohen në kategorinë e hapur. Kjo faqe thekson pikat kryesore që duhen mbajtur parasysh.

Kushdo që fluturon me dron duhet të ndërmarrë hapa proporcionalë dhe të arsyeshëm për të menaxhuar risqet e fluturimit të tyre. Ju nuk duhet të rrezikoni askënd, apo asgjë me dronin tuaj.

Nëse fluturoni brenda kërkesave të kategorisë së Hapur, atëherë nuk keni nevojë për ndonjë miratim specifik nga AAC, por në shumicën e rasteve duhet të regjistroheni si operator dhe të merrni një ID Piloti.

Nëse droni juaj është nën 250 g, atëherë ka disa ndryshime në disa nga rregullat. Nëse droni juaj ka një kamer, atëherë duhet të regjistroheni si operator, por nuk keni nevojë të kryeni testin e ID-së pilotit (edhe pse ne ju rekomandojmë që ta bëni).

Nëse jeni duke fluturuar me një dron ose avion model që është më pak se 250 g, mund të fluturoni deri në 50 m nga njerëzit dhe mund të fluturoni mbi ta, por nuk duhet të fluturoni mbi turma.

Kur mendoni se sa afër mund të fluturoni, mbani mend, kurrë nuk duhet t’i vendosni njerëzit në rrezik. Edhe dronët e vegjël dhe avionët model mund të lëndojnë njerëz nëse nuk i fluturoni në mënyrë të sigurtë.

Të gjitha rregullat e tjera të sigurisë për, aeroportet, heliportet apo zona të kufizuara ajrore, nevoja për ta mbajtur dronin tuaj në vijën e shikimit (VLOS) dhe për të mos fluturuar mbi 120m, gjithashtu zbatohen dhe për dronët nën 250g.

Pika të tjera që duhet të konsiderohen janë:

  • Jam në dijeni të kufizimeve të zonave (AIP)
  • Unë gjithmonë mbaj kontakt vizual me dronin tim (VLOS
  • I shmang avionët e tjerë në kohën e duhur*
  • Unë nuk fluturoj mbi grumbullimet e njerëzve
  • Unë respektoj privatësinë e njerëzve të tjerë

* Parimi “shih dhe shmang” vlen edhe për avionët pa pilot. Meqenëse një pilot avioni ka pak shanse për të njohur një dron të vogël mjaftueshëm herët, është përgjegjësia e pilotit të dronit që të ndërmarrë veprime evazive në kohë dhe të mbajë distancën e duhur nga avionët e tjerë në çdo kohë.

Tabela më poshtë paraqet  informacionin e nevojshëm që tregon kërkesat e ndryshme për të vepruar në kategorinë e hapur e cila ndahet në 3 nënkategori.

*Regjistrimi i Operatorëve të Avionëve pa Pilot (Operator ID) fillon së shpejti

 

Kërkesat për të fluturuar në kategorinë e hapur
Operimi UAS Operatori i Avionit  Pilot ID e Pilotit
Nënkategoria Zona e Operimit Klasa Pesha/ Shpejtësia Regjistrimi Kompetencat
Të gjitha

kategoritë

  • Lartësia maksimale 120 m
  • Nuk ka rënie të mallrave apo artikujve.
  • Nuk ka asnjë transport mallrash të rrezikshëm
  • Vrojtuesi, duhet të jetë në gjendje të shohë qartë avionin pa pilot në çdo kohë, në mënyrë që ta kontrollojë atë në mënyrë të sigurt.
  • Shmangni të gjitha kufizimet e zbatueshme të hapësirës ajrore.
  • Jini të vetëdijshëm për kufizimet e përkohshme
A1
  • Fluturime mbi persona të pa përfshirë por,
  • Jo fluturime mbi turma njerëzish
3Lodër <250 g Jo Njohja me manualin e Përdorimit
N/A por ndërtuar privatisht <250 g dhe <19m/s Vetëm nesë droni është i pajisur me një sensor për regjistrim të dhënash personale (p.sh kamer ) ose energji kinetike mbi 80 J
N/A por dalë në treg para 01.01.2024 <250 g
C0 <250g dhe <19 m/s
  • Fluturime ku nuk pritet që do të fluturohet mbi persona të papërfshirë.
  • Jo fluturime mbi turma njerëzish
C1 <900 g Po Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online
A2

(Afër njërëzve)

  • 30 m distancë nga personat e pa përfshirë.
  • Distanca mund të shkurtohet deri në 5 m në modalitetin e “shpejtësisë së ulët”.
C2 <4 kg Po Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online

Praktikë fluturimi (vetë studim)

Testi i teorisë pranë AAC

A3

(Larg Njerëzve)

  • Jo Kalimtarë në zonën e fluturimit.
  • Një distancë 150 m nga zonat e banimit, tregtare, industriale, apo zonat clodhëse
C3 <25 kg Po Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online
C4
N/A por ndërtuar privatisht
N/A por dalë në treg para 01.01.2024

 

*Fluturimet e droneve në kategorinë e hapur lejohen deri në një lartësi 120 m përvec rasteve të operimeve brenda një rrezeje prej 50 m rreth një pengese artificiale – më shumë se 105 m e lartë – me kërkesë të entitetit përgjegjës për pengesën; këtu lartësia e lejuar e fluturimit është deri në 15 m mbi lartësinë e pengesës.

3Lodrat sipas VKM: VKM-së nr. 262, datë 3.4.2013, “Për miratimin e rregullit teknik ‘Për sigurinë e lodrave’

*Mosha minimale e operimit për Avionët pa pilotë (Dronet) është 16 vjec përvec rastit kur nëse pajisja përdoret nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të një piloti në distancë që plotëson moshën minimale prej 16 vjeç dhe të gjitha kërkesat e kompetencës.

*Nëse njerëz të papërfshirë papritur ndërpresin rrugën e dronit, rruga e fluturimit duhet të mbahet sa më e shkurtër që të jetë e mundur.

Kategoria Specifike

Nëse një nga kërkesat e kategorisë së ” Hapur” nuk plotësohet, operimi bie në kategorinë “Specifike” dhe duhet të merret miratimi nga AAC paraprakisht. Kategoria “Specifike” gjithashtu lejon fluturime përtej vijës vizuale të shikimit (BVLOS), fluturime me drone mbi 25 kg ose fluturime me drone mbi 4 kg në zona të populluara. Rastet e përdorimit për këtë kategori mund të përfshijnë fluturime me kamer mbi qytete ose fluturime mbi infrastrukturë.

Si mund të aplikoj për një licencë operimi për kategorinë specifike?

Operimi brenda kategorisë Specifike mund të kryhet vetëm pas një vlerësimi të riskut që përgatitet nga operatori, ose ai mund të përdorë STS-të dhe PDRA-të e publikuara nga AAC.

Paraqitja e një aplikimi për autorizim operimi në kategorinë specifike është e mundur vetëm duke përdorur formularin e aplikimit të ofruar nga AAC. Aplikimi duhet të shoqërohet me një vlerësim risku (SORA). Detajet për përgatitjen e një vlerësimi të tillë të riskut mund të gjenden në Urdhër Ministri Nr.143 datë:18.07.2022.

Nëse operimi bie nën një të ashtuquajtur skenar standard, për këto raste është kryer një vlerësim i rrezikut për llojin përkatës të operimit dhe janë përcaktuar masat dhe kërkesat e nevojshme të sigurisë. Prandaj, operatori nuk duhet të kryejë më një vlerësim të riskut; është e mjaftueshme nëse deklarohet përputhshmëria e operimit me skenarin përkatës dhe pajtueshmëria me kërkesat e specifikuara. Marrja e kësaj deklarate konfirmohet nga AAC, pas së cilës mund të fillojnë operimet.

*Aplikimet për të operuar në kategorinë Specifike fillojnë së shpejti.

Kategoria e Certifikuar

Kategoria e certifikuar ka të bëjë kryesisht me transportin e udhëtarëve me dron (taksi ajrore) si dhe transportimin e mallrave të rrezikshme (DGR). Këto dispozita janë ende duke u hartuar. Mund të duhen disa vite para se të hyjnë në fuqi.

Kategoria e ‘certifikuar’ kujdeset për operacionet me nivelin më të lartë të riskut. Fluturimet e ardhshme me dron me pasagjerë në bord, të tilla si taksia ajrore, për shembull, do të hyjnë në këtë kategori. Qasja e përdorur për të garantuar sigurinë e këtyre fluturimeve do të jetë shumë e ngjashme me atë të përdorur për aviacionin komercial.

Për këtë arsye, këta avionë do të duhet gjithmonë të jenë të certifikuar (d.m.th. të kenë një certifikatë tipi dhe një certifikatë të vlefshmërisë ajrore), operatori UAS do të ketë nevojë për një Certifikatë Operatori Ajror të lëshuar nga AAC dhe piloti në distancë kërkohet të mbajë një licencë piloti.