NJOFTIM I DATËS 21/10/2022
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë ( Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të pezullohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen:
Fluturimet Ambulance, Medevac Flight
Fluturimet e Kërkim Shpëtimit
Fluturimet Humanitare
Lusim pasagjerët që kanë fluturime sot (21/10/2022) drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.
Tiranë, më 21/10/2022