Alessio Quaranta (në foto), Drejtor i Përgjithshëm i ENAC zgjidhet President i Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), një organizat pan-Evropiane ku bëjnë pjesë 44 Shtete Anëtare, përfshirë Shqipërinë.
Në një publikim zyrtar të Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC) dhe Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), njoftohet se prej datës 12 korrik 2021,
Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC), Organizata më e madhe dhe më jetëgjatë e aviacionit në Evropë, ka një President të ri: Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), Alessio Quaranta u zgjodh me thirrje si President i ECAC gjatë Sesionit 39 Plenar (Trienial) të ECAC, e cila u organizua me videokonferencë për shkak të kufizimeve në lidhje me pandeminë aktuale COVID-19.
- Quaranta pason Znj. Ingrid Cherfils, Drejtore për Zhvillimin Strategjik dhe Menaxhimin në Agjencinë Suedeze të Transportit, e cila ka shërbyer si Presidente e ECAC që nga viti 2015.
Presidenti i ri i ECAC, Alessio Quaranta tha: “Gjatë dhjetë viteve të fundit ne kemi hedhur themele të reja për modernizimin dhe transformimin e ECAC, gjatë kohëve të pashembullta brenda dhe jashtë organizatës. Por të gjitha këto nuk do të ishin të mundshme pa përfshirjen aktive, koordinimin e shkëlqyer dhe vendosmërinë e vazhdueshme të Ingrid Cherfils, ish -Presidentes së ECAC. Ajo ushtroi një ndikim të fortë në nxitjen e një kulture bashkëpunimi, transparence dhe përgjegjësie kolektive, për të promovuar aviacionin civil të sigurtë, efikas dhe të qëndrueshëm në rajonin Evropian dhe ndërkombëtarisht, veçanërisht përmes aktiviteteve të ndërmarra në terren të kryera gjatë mandatit të saj. Dhe unë do të vazhdoj t’i forcoj këto marrëdhënie me partnerët tanë ndërkombëtarë “.
Brenda ECAC, Alessio Quaranta mbante, gjatë viteve të fundit, rolin e Zëvendës Presidentit dhe Pikës Fokale për Lehtësimin dhe Sigurinë e Aviacionit, që merret me çështjet e sigurisë së aviacionit dhe sigurisë kibernetike në aviacionin civil, parandalimin e akteve të ndërhyrjeve të paligjshme, si dhe emigracionit, udhëtarët me lëvizshmëri të kufizuarr dhe çështjet shëndetësore. Për më tepër, Alessio Quaranta, mbajti rolin e Pikës Fokale të Përkohshme për Çështjet Ekonomike deri në Dhjetor 2020, duke iu referuar veçanërisht menaxhimit të iniciativave në lidhje me ndikimin ekonomik dhe financiar të COVID-19.
Prioritetet e Alessio Quaranta-s në ushtrimin e rolit të tij tashmë si President i ECAC do të jenë forcimi i dimensionit pan-evropian të organizatës, mbështetja e të gjitha Shteteve Anëtare të ECAC në zhvillimin dhe promovimin e pozicioneve dhe zgjidhjeve të harmonizuara, si dhe inkurajimin e zhvillimit të atyre në teknologji, me referencë të veçantë për lëvizjen urbane ajrore dhe ndryshimet klimatike. “Për vitet që vijnë, ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë përpjekjet tona të kombinuara për të adresuar çështjet dhe sfidat që prekin sektorin evropian të aviacionit civil, në lidhje me sigurinë në operim, sigurinë e aviacionit, lehtësimin, mjedisin, çështjet ekonomike, sistemet e avionëve pa pilot dhe teknologjitë e reja, duke përfshirë inteligjencën artificiale ”, përfundoi Alessio Quaranta.
Autoriteti i Aviacionit Civil i dërgon Z. Alessio Quaranta përshëndetje të sinqerta për zgjedhjen President i ECAC dhe uron që mandati i tij të jetë i sukseshëm.