Stafi i Autoritetit të Aviacionit Civil ka zhvilluar një mbledhje 2-ditore në qytetin e Korçës, në të cilën secila drejtori paraqiti ecurinë e nismave për pjesën e mbetur të 2018 dhe objektivat për vitin 2019. Gjatë diskutimeve Drejtori i AAC KrislenKeri, tha se gjatë këtyre 6 muajve të parë janë ndërmarrë një sërë reformash që lidhen me ristrukturimin e drejtorive të autoritetit, duke e përshtatur me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, por edhe në fushën e të drejtave të pasagjerëve. Me strukturën e re AAC do të ketë një ndarje bazuar me 5 drejtori kryesore. Duke folur për sfidat që institucioni ka për 2018, Keri renditi si pika kryesore marrjen e çertifikatës ISO brënda 2018 dhe vlerësimin me çertifikatë ekselence nga ICAO. Drejtoritë e reja në AAC, paraqitën programet e tyre afatshkurtër dhe afatmesëm, që lidhen me përmirësimin e funksionimit të Autoritetit në sektorët e liçensimit, të drejtave të pasagjerit, sigurisë në aviacion etj.
AAC zhvillon mbledhje vjetore në Korçë, diskutohen objektivat për 2018
by | May 2, 2018 | Njoftime