REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2025
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e Përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës |
Tarifa |
1 | 8.2.25 | Me pelqen fluturimi dhe jam i interesuar per ndonje kurs ku mund te marr license per avione te vegjel si Cessna 206. A ofrohet dicka e tille ne Shqiperi? Nese po, sa kushton trajnimi dhe licensa? |
20.2.25 | Ju informojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil ka pranuar deklaratën e Albania Aerosky DTO (www.albania-aerosky.com), e cila ofron trajnime teorike për PPL(A) – (Aeroplane). Gjithashtu, mund të kontaktoni organizatat e aprovuara të trajnimit (ATO) që ofrojnë trajnime për PPL(A) dhe PPL(H) në vendet e Bashkimit Europian. Nëse synoni të licencoheni në Shqipëri, këto organizata duhet të jenë paraprakisht të pranuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar. Sa i përket kostove të trajnimit, ato ndryshojnë në varësi të ATO-së dhe programit të zgjedhur. Ne ju rekomandojmë të kontaktoni drejtpërdrejt ATO-të për informacion të detajuar mbi çmimet dhe kushtet e regjistrimit. Tarifa aktuale për trajtimin e aplikimit për licencën PPL dhe pajisjen me karton në AAC është 20,000 lekë. |
E plotë | Nuk ka |
2 | 12.2.25 | Eshtë e mundur të kryej ekzaminimin tim fillestar për certifikatën mjekësore EASA Klasa I ( për pilot) në Shqipëri. A mund të më konfirmoni nëse mund ta përfundoj këtë ekzaminim në Shqipëri? Nëse po, do t’ju isha mirënjohëse nëse mund të më dërgonit një listë të institucioneve ose klinikave të miratuara ku mund të kryej vlerësimin mjekësor të kërkuar. Gjithashtu, do të doja të konfirmoja nëse është e mundur që qendra mjekësore që kryen ekzaminimin të vendosë “Hungary” si Autoriteti që ka lëshuar ose do të lëshojë licencën e pilotit në certifikatën mjekësore. |
13.2.25 | Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka certifikuar Spitalin “Salus” si Qendër Aeromjekësore (AeMC), ku mund të kryhen ekzaminimet aeromjekësore për të përfituar Certifikatën Mjekësore te klasit 1. Ekzaminuesi Ajror (AME) i kësaj Qendre Aeromjekësore është doktoresha Vincenzia Indelicatto, e cila është e autorizuar nga ENAC (Autoriteti i Aviacionit Civil Italian) për lëshimin e certifikatave mjekësore. Për sa më sipër ju duhet të kontaktoni personalisht Spitalin “Salus” për të lënë takimin me doktoreshën Vincenzia Indelicatto si edhe për të marrë përgjigje nëse doktoresha mund të bëjë shënimin që kërkoni në Certifikatë. |
E plotë | Nuk ka |